I iku CIA-s, terroristi kapet në Tiranë
05/08/2010 Gjykata Supreme e Nju-Britainit ka dënuar me 20 vjet burg të shumëkërkuarin nga Kosova
Xhelal Sherifi erdhi nga Afganistani në Rinas. I kishte shpëtuar syrit të agjentëve të CIA-s
TIRANE- Xhelal Sherifi, i dënuar me 20 vjet burg për akte terroriste në qytetin Nju-Britain, ka mundur tu shpëtojë agjentëve të FBI-së dhe ushtarëve të NATO-s e atyre amerikanë në Afganistan, por sapo ka shkelur tokën shqiptare ai ka rënë në prangat e Policisë së Shtetit. 25-vjeçari nga Kosova kishte menduar se do të kalonte pa probleme, por atëherë kur plani i tij po jepte rendimentet e para për tu kthyer shëndoshë e mirë në shtëpi, duke mos i hyrë asnjë gjemb në këmbë, Sherifi është tradhtuar nga pasaporta e tij, nga e cila u kuptua se emri i tij rezulton në top-listën e të kërkuarve nga zyra e Interpolit. I lindur në qytetin e Gjilanit në Kosovë dhe rritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Xhelal Sheferi ishte cilësuar nga instancat hetimore si eksponent i një grupi terroristësh që vepronin në Amerikë dhe kryesisht në zonën e Nju-Britainit. Mësohet se pikërisht në këtë qytet 25-vjeçari nga Kosova ka ndërmarrë një sulm terrorist, duke vrarë disa persona në rrugë, akte këto që më pas i kushtuan akuzën e kryerjes së krimeve kundër jetës dhe shëndetit. Burimet thanë se ngjarja për të cilën ai akuzohet ka ndodhur në vitin 2004, kur i shumëkërkuari ka qenë 19 vjeç. Në njërën nga rrugët e qytetit të Nju-Britainit ai së bashku me disa persona të tjerë kanë hapur zjarr, duke vrarë disa qytetarë në rrugë. Nisur nga këto ngjarje, ai së bashku me bashkëpunëtorët e tjerë janë identifikuar nga FBI-ja, por agjentët e kësaj të fundit nuk kanë mundur ta arrestojnë, pasi 25-vjeçari nga Kosova, por me pasaportë maqedonase, ka mundur të largohet nga SHBA-të, duke gjetur strehim në Afganistan dhe vende të tjera të Lindjes së Mesme. Pikërisht në këto shtete ai është përkrahur nga persona që kanë lidhje me grupet terroriste, por zyrtarisht në shtetet ku ai ka qëndruar nuk i është ngritur asnjë akuzë për sulme të tilla. Ndërkohë me një vendim të Gjykatës Supreme të qytetit të Nju-Britainit ai është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga zyra e Interpolit, pasi gjykata e shpalli fajtor, duke e dënuar me 20 vjet heqje lirie me akuzën “krime kundër jetës dhe shëndetit”. Interpoli publikoi me shpejtësi karakteristikat e tij, por asnjë nga shtetet pjesëmarrëse në të nuk kanë konfirmuar hyrje-daljet e 25-vjeçarit të shumëkërkuar Xhelal Sherifi. Ky i fundit prej vitesh kishte gjetur qetësinë në shtetin e Afganistanit, vend i cili nuk bën pjesë në shtetet që kanë nënshkruar për të qenë pjesë e zyrës së Interpolit. Megjithëse strehohej në një vend ku agjentët e CIA-s dhe ata të NATO-s kalojnë në sitë mijëra persona si të dyshuar për terrorizëm, kosovari kishte mundur ti shpëtonte lupës së tyre, duke mos rënë në pranga. Duke u nisur nga kjo situatë, Sherifi ka shfrytëzuar pasaportën e tij maqedonase për të udhëtuar nga Afganistani në drejtim të Shqipërisë. Plani i tij mori jetë kur ai hipi në avionin e udhëtarëve, duke u ngritur më pas mbi qiellin e Kabulit dhe marrë drejtimin në Shqipëri. Sapo avioni është ulur në Rinas, Xhelal Sherifi ka marrë bagazhet e tij dhe i është drejtuar pikës së kontrollit fizik dhe atij të dokumenteve në aeroportin e Rinasit. Gjatë kontrollit të pasaportës ishte gjithçka në rregull, po kur të dhënat e tij janë futur në sistemin TIMS për tu verifikuar, rezultoi se emri i tij ndodhej në top-listën e të kërkuarve nga Zyra Ndërkombëtare e Interpolit. Kaq ka mjaftuar që oficerët e policisë në Rinas të prangosin 25-vjeçarin, duke ia prishur planin për të udhëtuar drejt vendlindjes së tij në Gjilan të Kosovës. Sherifi ka kundërshtuar me fjalë arrestimin, duke pohuar se skishte bërë asnjë gjë, por deklarimet e tij nuk kanë bindur oficerët e policisë, të cilët e kanë transportuar në drejtorinë e policisë së Tiranës.
Zyra e Interpolit
Që prej datës 16 dhjetor 2004 emri i Xhelal Sherifit është publikuar në faqen zyrtare të Interpolit, që tregon se 25-vjeçari ka një gjatësi trupore prej 1.83 metër si dhe një peshë prej 75 kg. Ndërkohë një e dhënë tepër e çmuar për hetuesit është edhe publikimi i ngjyrës së syve dhe flokëve, që në faqen e internetit thuhet se Sherifi i ka kafe.
U kap nga TIMS
Ka qenë pikërisht sistemi TIMS i instaluar së fundi nga Ministria e Brendshëm që kapi mat të shumëkërkuarin për sulme terroriste në Amerikë. Sapo të dhënat e tij janë futur për kontroll në kompjuter, ka rezultuar se 25-vjeçari ndodhej mes personave të kërkuar dhe për pasojë u krye menjëherë arrestimi i tij në flagrancë për ti shpëtuar policisë.
Kontrolli në Afganistan
Xhelal Sherifi ka mundur tua hedhë punonjësve të kontrollit në Afganistan, pasi këta të fundit janë mjaftuar vetëm me verifikimin e dokumentacionit të kosovarit dhe jo kalimin e tyre në sistemin kompjuterik. Sipas burimeve, kjo gjë ka ndodhur pasi Afganistani nuk është pjesë e zyrës së Interpolit dhe në këtë mënyrë ska akses për informacion.
Sulmi në Nju-Britain
Nju-Britain është qyteti ku 25-vjeçari nga Gjilani i Kosovës ka ndërmarrë një sulm terrorist, si pasojë e të cilit mësohet se kanë vdekur disa persona. Menjëherë Gjykata Supreme e këtij qyteti ka urdhëruar shpalljen në kërkim ndërkombëtar dhe më pas dënimin me 20 vjet heqje lirie të tij. Gjatë kësaj kohe ai ka mundur të fshihet në vendet e Lindjes së Mesme.
Brenda 3 ditëve do dalë para gjykatës
Fati i 25-vjeçarit, Sherifidrejt ekstradimit në SHBA
Menjëherë pas ndalimit të 25-vjeçarit nga Gjilani i Kosovës Policia Shqiptare ka marrë kontakte me zyrtarë të ambasadës amerikanë në Tiranë, të cilët mësohet se kanë konfirmuar faktin se Xhelal Sherifi është i dënuar me 20 vjet burg. Nisur nga kjo situatë, brenda tri ditëve i akuzuari për terrorizëm pritet të dalë para gjykatës së shkallës së parë, e cila do të vlerësojë nëse ndalimi i tij nga policia është bërë në mënyrë të ligjshme apo jo. Kur gjykata të shprehet mbi masën e sigurisë për 25-vjeçarin Sherifi, autoritetet e drejtësisë shqiptare do të jenë në pritje të dërgimit të dosjes penale nga Amerika në ngarkim të shtetasit kosovar të akuzuar për terrorizëm. Mësohet se autoritet e drejtësisë amerikane do të kërkojnë ekstradimin e Xhelal Sherifit në SHBA, vend në të cilin ai duhet të kryejë dënimin e dhënë nga gjykata e Nju-Britainit. Pas ndalimit 25-vjeçari është marrë në pyetje nga hetuesit shqiptarë, por para tyre ai ska pranuar të flasë, duke kërkuar një avokat për të mbrojtur interesat e tij ligjore. Nisur nga kjo situatë, ai është lënë i qetë në dhomat e izolimin në drejtorinë e policisë së Tiranës.