Dy lëkundje tërmeti tronditin Tiranën
Dy tërmete të njëpasnjëshme ranë mbrëmë në rrethin e Tiranës. Në orët e vona të natës në qytetin e Tiranës janë dëgjuar disa lëkundje tërmeti, por fatmirësisht pa shkaktuar ndonjë dëm.
Lëkundjet sizmike u dëgjuan mbrëmë rreth orës 23.20 në Tiranë. Sipas Institutit Sizmologjik, tronditja ishte e shkallës 4 ballë. Epiqendra e tërmetit nga të dhënat e para ishte 15 km në jug të Tiranës, në zonën e Vorës, por lëkundjet u dëgjuan deri në kryeqytet. Ndjeshmëria e tërmetit prej katër ballësh ka pasur si epiqendër zonën e Vorës. Pikërisht në këtë zonë, ku dy muaj më parë u trondit nga shpërthimi i depos së demontimit në Gërdec, ndjeshmëria, sipas Institutit Sizmologjik, është më e lartë se në zonën e Tiranës. Tërmeti i dytë ka rënë rreth 23.28 dhe është ndjerë në jug të Tiranës, po me epiqendër Vorën. Sipas institutit, lëkundjet kanë qenë me magnitudë prej 3.5 deri në 4 ballë i shkallës Rihter. Ndërsa deri në orët e vona të natës nuk ka pasur të dhëna për dëme materiale, si dhe viktima në njerëz.