Turizmi dhe kultura shqiptare, në konferencën e Korfuzit
Ditët e fundit,në Korfuz të Greqisë,u zhvillua Konferenca Ndërkombëtare për Strategjinë e Zhvillimit të vendeve të Adriatikut dhe Jonit. Në Konferencën e organizuar me iniciativë të Ministrisë së Jashtme Greke dhe të organizmës Nisma e vendeve të Adriatikut dhe Jonit në të cilën bën pjesë dhe vendi ynë,morën pjesë Greqia, Shqipëria,Bosnjë-Hercegovina, Italia, Mali i Zi, Serbia,Kroacia dhe Sllovenia.
Delegacionet kryesoheshin nga funksionarët më të lartë të politikave për turizmin. Delegacionin shqiptar e kryesoi ministri I Turizmit,Kulturës,Rinisë dhe Sporteve,zoti Ylli Pango. Në ekspozenë e bërë në konferencë dhe në takimet e shumta që pati gjatë ditëve të Korfuzit,ministri Pango paraqiti politikat dhe sukseset e padiskutueshme të qeverisë Berisha në fushën e turizmit. Fjala dhe ndërhyrjet e tij e vendosën Shqipërinë në qendër të takimit dhe dëshmuan për një atmosferë tepër pozitive dhe aprovuese me të cilën priten nga partnerët ndërkombëtare politikat aktuale të qeverisë shqiptare si në të gjitha fushat edhe në fushën e turizmit. Me vëmendje të veçantë pjesëmarrësit në konferencë ndoqën paraqitjen që bëri ministri shqiptar për përmirësimin rrënjësor të legjislacionit në fushën e turizmit,siç është Ligji i Koncensioneve, Ligji i Ri për Turizmin i aprovuar nga parlamenti shqiptar në maj të vitit 2007,ligji për "Portet turistike"aprovuar në shtator 2008 etj, ligje që u sigurojnë investitorëve vendës dhe atyre të huaj mundësi tepër të favorshme për investimin në fushën turistike. Vëmendje të veçantë në paraqitjen e tij,ministri Pango i kushtoi përmirësimit të ndjeshëm të infrastrukturës në Shqipëri,projekteve të shumta që vendi ynë po realizon me partnerët ndërkombëtarë dhe organizmat prestigjioze ndërkombëtare,lidhjes së turizmit me kulturën dhe zhvillimit kulturor të vendit ,marketingut dhe reklamës bashkëkohore të cilat po i zhvillon me aq sukses Shqipëria etj. Veçanërisht mbresëlënëse ishin statistikat dhe shifrat konkrete të arritjeve të Shqipërisë në fushën e turizmit,shifra që e bëjnë Shqipërinë një nga vendet e para të rajonit për sa u përket shifrave në rritje në këtë fushë,kur vendet e tjera jo vetëm që nuk patën rritje vitin që shkoi por pësuan një rënie të ndjeshme. Kështu,me gjuhën e shifrave,numri total i vizitorëve deri në dhjetor 2008 ishte 2,5 milion,92 përqind e të cilëve ishin europianë, 5 përqind amerikanë, 2 përqind aziatikë dhe 1 përqind nga vende të ndryshme, 21 përqind është shifra e rritjes së turistëve në vitin 2008 në krahasim me vitin 2007. Nga këta 23 përqind e vizitorëve janë nga Kosova,25 nga Maqedonia,8 nga Mali I Zi,7 nga Italia,4 nga Serbia,4 nga Britania e Madhe,6 nga Greqia,3 nga Gjermania etj. Pjesëmarrja dhe paraqitja që bëri ministri Pango në Konferencë ishte një dëshmi e sukseseve të ndjeshme që ka arritur Shqipëria veçanërisht vitin e fundit në fushën e turizmit,por edhe e atmosferës shumë të ngrohtë e aprovuese që është krijuar tek partnerët ndërkombëtarë për politikat që po ndjek qeveria Berisha dhe që po e afrojnë,siç u pohua në Konferencë, çdo ditë e më tepër me Evropën.
Email This Klikime: 1
Email This Klikime: 1