Pushteti si sindromë .... që shtrihet edhe në kulturë e art
Nga Flamur BËRDËLLIMA
Hedhja në përrua e maskave të bashkëpunimit të lidershipeve PD - PS, dalja hapur krah për krah natyrshëm, më indukton idenë e pushtetit, jo si agregat normal i mendjes njerëzore, por si sindromë. Para se të bëj ndonjë konkludë modeste, dëshiroj të parashtroj nja dy fakte ku haptas shihet se pushteti, si sindromë psikike ka një shtrirje shumë më horizontale dhe një vertikalitet mahnitës. Para disa ditësh një miku im festoi jubileun e ditëlindjes. I erdhën shumë miq, punëtorë, minatorë, Heronj të Punës, mjeshtra sporti, ish- presidentë të Republikës, madje dhe disa deputetë. Kur mbaroi ceremonia, jo një, por disa i pëshpëritën në vesh: Ishte e mrekullueshme atmosfera dhe dreka, po ndonjë ministër si nuk erdhi? Qesh hidhur, përmes lotësh madje, se si qëllimi i mirëfilltë i gëzimit njerëzor që të jep të qenurit bashkë, degjenerohet në trajta të dukshme nga kjo sindromë e pushtetit. Është larg synimit të shpjegoj degjenerimin e informacionit që genomet përcjellin në këtë rast në trurin njerëzor, sepse kështu do të bie në një psikopatologji të pastër. Nga pikëpamja sociale më shqetëson prania e kësaj arkitekture rokoko, që e zhvendos aspiratën e lumturisë, të thjeshtë dhe njerëzore, për ta zëvendësuar në sindromën e pushtetit. Pra, sipas tyre, për të dalë mirë një veprimtari, përtyp për tu kënaqur njerëzit, duhet patjetër një Tavolinë kriesore (siç e thotë Ismail Kadareja te Dasma), duhet të jetë i pranishëm një ministër, një kryetar bashkie, apo ku e di unë. Fakti i dytë: jo një, po disa miq të mi deputetë, më kanë pyetur këto ditë: Mulo, si thua, do na vërë në listë Edi, (Saliu)? U jam përgjigjur modestisht dhe miqësisht: - Nuk jeton dot ti pa qenë deputet? - Si ia bëjnë qindra, mijëra njerëz që jetojnë pa mantelin e pushtetit politik? Dhe, për tu kthyer te bashkëpunimi PD - PS, i shpallur hapur tashmë, them se nuk është dashuria e tyre për popullin ajo që i bashkon. Nuk diskutoj që në anëtarësinë e tyre ka mijëra të ndershëm, nuk përjashtoj që të tillë të ndershëm të ketë edhe në lidershipet e tyre. Por ndërkohë, këtë radhë pa maska, pjesa më e madhe e këtyre lidershipeve u shfaq e infektuar nga sindroma e pushtetit dhe e përjetësimit të tij. Se çfarë sjell pushteti kjo është e nënkuptuar. Ajo që është e veçantë lidhet me faktin se kurrkund në historinë politike të këtyre, kjo sindromë nuk është shfaqur kaq e thellë, kaq dëmprurëse. Dukuria nuk është e re. Dukuria nuk është e cekët. Edhe Napoleonin nuk e bëri perandor Brymeri. As të qenurit e tij toger i artilerisë. Edhe një aventurier i thjeshtë mund ta kishte ndërmarrë këtë aventurë, për sa kohë kishte miliona njerëz, tashmë të lodhur nga Liria e Robespiereve dhe Maratëve dhe skllavërisht e me kënaqësi viheshin në rresht nën urdhrat e Njëshit.
Për paralelizëm, pyes: A do ta kishim kaq të shprehur në forma kaq shqetësuese dhe me pamje baroke sindromën e tyre të pushtetit kryetarët e dy partive kryesore dhe të tjerët pas tyre, nëse do të ishte prezent një vetëdije e lartë civile, si në radhët e militantëve, ashtu edhe pjesën tjetër të popullit? Me dhimbje pohoj se kjo vetëdije, ose mungon, ose është shumë e zbehtë dhe sporadike. Mungesa e saj është një ushqim permanent për këtë deviancë të rëndë psikike, siç është sindroma e pushtetit. Kështu që i bie të shohim edhe për do kohë ca fytyra të fryra dhe të pa jetë që u duket vetja se janë, o Mesia, o diçka pranë tij. Po, nëse ndodh e shumëpritura Demokratizim i Demokracisë, atëherë edhe punët do të jenë ndryshe.