Turizmi, komuna e Golemit kërkon turistët kosovarë
GOLEM - Komuna e Golemit sheh tek turizmi patriotik burimin kryesor të ekonomisë për sezonin "Verë 08".
Sipas vendorëve të saj, shpallja e Kosovës shtet pritet të rrisë ndjeshëm numrin e turistëve nga kjo trevë shqiptare. Kryekomunari i Golemit, Agron Agalliu së bashku me një pjesë të administratës të tij sapo janë kthyer nga një vizitë pune nga kryeqyteti kosovar, Prishtinë. Axhenda e bisedimeve ka qenë e ngjeshur dhe pjesën kryesore të saj e ka zënë "bumi" i turizmit kosovar në Golem. Në lidhje me këtë takim, Agalliu ka bërë të ditur se në Prishtinë janë zhvilluar takime me kryetarin e komunës së kryeqytetit kosovar dhe agjencive turistike. Aty ata janë takuar edhe me përfaqësues të 5 agjencive të ndryshme turistike dhe kanë diskutuar në lidhje me ardhjen e pushuesve nga Kosova gjatë sezonit të verës nga muaji korrik deri në fund të gushtit. Agalliu është shprehur optimist se nga takimet që ka pasur për këtë qëllim, do të ketë një rritje të ndjeshme të numrit të pushuesve, krahasuar me një vit më parë. Në lidhje me numrin e pushuesve, për këtë vit komuna e Golemit shpreson që të arrihet shifra nga 150 deri në 170 mijë pushuesish ditorë, nga 100-120 mijë që janë regjistruar vitin e kaluar. Paralelisht me këtë promovim turistik, administrata e komunës ka filluar të bëjë një riparim emergjent të të gjitha rrugëve që ndodhen në zonën turistike. Në bashkëpunim me komisariatin e policisë është menduar që të vendosen tabela me sinjalistikën e nevojshme në mënyrë që të dihet se në çfarë rrugësh dhe çfarë drejtimi do të qarkullojnë makinat, dhe në çfarë rrugësh kalimtarët. Në lidhje me plazhet private në Golem, është ngarkuar Drejtoria e Urbanistikës, e cila do të përcaktojë numrin e plazheve private për këtë vit, sipërfaqen që do të jepet dhe vendet e caktuara. Për sa i përket marketingut, është parashikuar që në qendër të komunës, në Golem, të ndërtohet një zyrë informacioni, funksionimi i së cilës pritet të nisë në ditët e para të qershorit. o.u