E Diel, 1 Nëntor 2026

Turizmi malor, 10 mijë turistë të huaj vizituan Alpet shqiptare



Mbi dhjetë mijë turistë të huaj, kanë zgjedhur zonat turistike malore të Shqipërisë, kryesisht Valbonën në Tropojë dhe Thethin në Shkodër, për të kaluar pushimet verore. Sipas Unionit të Operatorëve Turistikë, turistët e huaj kanë qenë holandez, francez, belg, gjerman, polak, austriak dhe çek, ku si destinacione malore më të frekuentuara tani për tani kanë Thethin dhe Valbonën. Vetëm Thethi, në këtë sezon veror u vizitua nga 5 mijë turistë. Vizitorët e huaj janë eksplorues të natyrës, turistë, alpinistë apo të apasionuar pas shëtitjeve me biçikletë. Parku Kombëtar i Thethit gjendet në Alpet shqiptare, pranë Bjeshkëve të Namuna, 70 km nga Shkodra, me një sipërfaqe rreth 2630 ha. Lugina e Valbonës ndodhet në lindje të masivit malor të Alpeve dhe nis nga Qafa e Valbonës në perëndim dhe përfundon në luginën e Drinit në jugperëndim, shumë pranë digës së hidrocentralit të Fierzës, me gjatësi 50.6 kilometra.

1 Shtator 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›