E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA,humbet punën, vret familjen e veten

Një person në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili siç duket, i tronditur ngaqë kishte humbur vendin e punës, është kthyer në shtëpi duke vrarë me armë të shoqen, pesë fëmijët e tij dhe më pas veten. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në periferi të qytetit Los Anxheles, në Kaliforni. Fëmijët ishin një vajzë tetë vjeç, dy vajza binjake pesë vjeçare, dhe dy djem binjakë dy vjeç. Autoritetet e shtetit të Kalifornisë kanë deklaruar se të shtatë viktimat janë qëlluar në kokë disa herë. "Tri nga fëmijët u gjetën në një dhomë të shtëpisë së bashku me të atin. Ndërsa dy të tjerët u gjetën në dhomën e gjumit me nënën e tyre", u shrehën hetuesit e kësaj tragjedie. Sipas policisë së Los Anxhelesit, babai vrasës, një mjek, kishte pësuar një tronditje të thellë pas humbjes së vendit të punës në spital. Autori i ngjarjes së rëndë Ervin Lupo, ka lajmëruar policinë dhe një kanal televiziv përpara se të kryente edhe vetëvrasjen. "Nuk ka fjalë që mund ta përshkruajnë këtë tragjedi. Ky është një akt i pashpjegueshëm" tha kryebashkiaku i Los Anxhelesit Antonio Vilaraigosa. Ndërkohë që sipas policisë, në skenën e ngjarjes është gjetur një shënim ku shpjegohej një grindje mes Lupo-së dhe Shefit të përhershëm të Qendrës Mjekësore të Los Anxhelesit Perëndimor. Në këtë shënim, tregohej dëshpërimi i thellë i autorit të ngjarjes për humbjen e vendit të punës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›