E Diel, 1 Nëntor 2026

Korce, familjaret fshehin flijimin

Korce- Nje 42 vjecare nga fshati Libonik i Korces, i ka dhene fund jetes duke u vetembytur ne rezervuar. Familjaret e kane mbajtur te fshehur ngjarjen dhe vetem pasi e varrosen te ndjeren, njoftuan policine per menyren se si u veteflijua Vislet Hoxhalli. Ngjarja ka ndodhur gjate dites se shtune, ku pas kerkimeve te afermit gjeten trupin e 42-vjecares, te pluskonte ne rezervuarin e fshatit. Ngjarja ka ndodhur brenda 5 oresh, ndersa te dielen eshte bere edhe varrimi. Pasditen e kesaj dite, familjaret vendosen te njoftonin policine, duke kuptuar se kishin kryer nje krim. Burime zyrtare konfirmuan ngjarjen dhe bene me dije se mosraportimi i ngjarjes nuk ka pasur si qellim fshehjen e ndonje vrasje te mundshme, por ka qene neglizhence e familjareve te viktimes. Dyshohet se shkak per flijimin eshte bere vdekja tre muaj me pare, e nenes se Hoxhallit.

Ngjarja

Tre dite me pare Vislet Hoxhalli, nga fshati Libonik, eshte larguar nga shtepia pa dhene asnje adrese. Familjaret thane se ka qene data 7 mars, rreth ores 18:30, kur 42-vjecarja eshte larguar nga shtepia pa gjurme. Disa ore me vone, gjate kerkimeve te kryera dhe te shqetesuar, e kane gjetur te mbytur ne rezervuarin e fshatit. Per kerkimet nuk jane angazhuar banore te fshatit Libonik dhe as nuk eshte njoftuar policia vendore. Policia sqaron se fillimisht, familjaret e kane mbajtur te fshehte dhe kane hapur fjalen se vdekja e Hoxhallit, kishte qene natyrale. Por nje dite me pas, rreth ores 13:00 nje i afermi i viktimes ka trokitur ne dyert e Komisariatit te Korces dhe ka treguar vdekjen tragjike te 42-vjecares.

Hetimet

Nga deklarimet qe iu jane marre familjareve menjehere pas ngritjes se grupit hetimor, policia beri te ditur se viktima nuk ka vuajtur nga ndonje semundje mendore, si dhe nuk ka pasur ndonje konflikt me familjaret. Kjo ka rritur dyshimet per nje vrasje te mundshme. Grupi i eksperteve ka kryer zhvarrosjen e trupit dhe keqyrjen sipas rregullave. Burime zyrtare konfirmuan se nuk kishte asnje shenje dhune ne trup dhe mendohet se vdekja, ka ardhur nga mbytja ne rezervuar. Familjaret treguan se tre muaj me pare, viktimes i kishte vdekur nena dhe prej asaj dite ishte bere nje person i mbyllur.

Daniela Zisi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›