E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trafik droge, me agjenci udhetimi

Gjirokaster- Trafik droge drejt Greqise me autobusin e linjes Tirane-Athine, te firmes "Lilo Tours". Pergjimet zbulojne 55 kg marihuane, te fshehur ne shtresen e dyfishte te tavanit te mjetit, ndersa policia i vuri prangat ne Kakavije, dy shofereve per "trafik nderkombetar narkotikesh". Burime zyrtare thane se te ndaluarit jane 38 vjecari Ilia Goxhai, dhe Fredinand Nano, 48 vjec, shofer i pare, banues ne Tirane.

Operacioni eshte ndermarre oret e para te mengjesit te djeshem, ne piken kufitare te Kakavijes."Ne autobusin tip "Neoplan", me targa TR 74 54 L, te shoqerise "Lilo Tours", me drejtues mjeti Fredinand Nanon, ka pasur dyshime se transportohej droge", deklaruan zyrtare te policise vendore. Mjeti qe udhetonte drejt Athines eshte ndalur ne Kakavije dhe aty i eshte nenshtruar kontrollit. Mesohet se ne bord gjendeshin vetem 4 pasagjere, duke rritur dyshimet per ndonje trafik te mundshem."Gjate momentit qe po kontrollonim pjesen e jashtme te tavanit te autobusit, ne kaseten qe sherbente per kondicioneret, konstatuam disa pako te mbeshtjella me plastmase, ngjyre kafe", pershkruan operacionin nje efektiv i policise. Pasi kane hapur plotesisht dhomezen e improvizuar ne kasen e kondicionereve, agjentet konstatuan se behej fjale per nje numer te konsiderueshem pakosh te mbeshtjella me leter natriban, te mbushura me lende narkotike marihuane. Me pajisje metalprerese, agjentet kane mundur te zbulojne dhomezen metalike ne gjithe siperfaqen e saj. "Ne konstatuam se ne kasete ndodheshin 55 pako ne forme cilindrike, me peshe 1 kilograme secila", thote nje hetues. Mjeti se bashku me 4 pasagjeret qe ndodheshin ne te, eshte shoqeruar ne Drejtorine e Policise se Qarkut Gjirokaster. Grupi hetimor ka kryer te gjitha veprimet proceduriale si, keqyrjen e vendit te ngjarjes, peshimin dhe sekuestrimin ne cilesine e proves materiale te lendes narkotike, sekuestrimin e sendeve personale te dy shofereve dhe marrjen e deklarimeve te pasagjereve.

Gjate marrjes ne pyetje, te dy shoferet kane mohuar te kishin dijeni per ngarkesen me marihuane.

Blerim Kore


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›