Inflacioni, poshte parashikimeve
Blerina Hoxha
Cmimet e mallrave per shkak te krizes nderkombetare vazhdojne te bien, duke e cuar nivelin e pergjithshem te cmimeve drejt nje deflacioni. Instituti i Statistikave njoftoi dje, se inflacioni gjate muajit shkurt arriti 1.9 per qind nga 2.2 per qind qe ishte ne muajin janar dhe nga 3.6 per qind qe ishte ne muajin shkurt te vitit 2008. Objektivi i Bankes se Shqiperise eshte qe niveli i poshtem i inflacionit te jete 2 per qind, por treguesi i cmimeve per muajin shkurt 2009, ka rezultuar poshte ketij niveli. Sipas INSTAT, indeksi i grupit "ushqime dhe pije jo alkoolike" shenoi nje rritje prej 1.6 per qind, me nje ndikim prej 0.6 per qind ne totalin e ndryshimit mujor. Brenda ketij grupi rritja me e madhe prej 6.2 per qind verehet ne nengrupin "zarzavate perfshire patatet". Ketu mund te permendim rritjen e cmimit te lulelakres me 30.2 per qind, spinaqit me 29.2 per qind, specave me 26.8 per qind, kastraveceve me 7.6 per qind, domateve me 6.0 per qind, fasules me 2.2 per qind, etj. indeksi ne nengrupin "fruta" shenoi nje rritje prej 4.9 per qind, ku mund te permendim rritjen e cmimit te mandarinave me 33.2 per qind, dardhave me 1.5 per qind, bananeve me 0.6 per qind, molleve me 0.2 per qind, etj. Ndersa cmimet e disa frutave te tjera pesuan ulje gjate muajit shkurt, ku mund te vecojme uljet e cmimit te limoneve me 5.0 per qind dhe portokalleve me 2.8 per qind. Gjate muajit shkurt, cmimet ne disa nengrupe e tjera te grupit te ushqimeve shenuan ulje, ku mund te permendim uljet ne nengrupet "qumesht, djathe e veze" me 0.3 per qind dhe "peshk" 0.1 per qind. Nga ana tjeter indeksi i grupit "pije alkoolike dhe duhan" shenoi nje rritje prej 0.2 per qind, rritje kjo si rezultat i rritjes se cmimeve te pijeve alkoolike. Indeksi i grupit "veshje dhe kepuce" shenoi nje ulje prej 0.2 per qind. Nga ana tjeter sherbimet arsimore shenuan nje rritje prej 0.5 per qind, ku mund te permendim rritjen e pagesave per kryerjen e kurseve te ndryshme me 3.7 per qind, indeksi i grupit "transport" shenoi nje rritje prej 0.3 per qind, duke levizur per te kunderten e cmimeve te karburanteve, pasi ne muajin shkurt cmimi i naftes shenoi nje ulje prej 1.5 per qind, dhe cmimi i benzines nje ulje prej 1.6 per qind.