E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkolla ne Breg te Lumit, trualli te pronaret

Ndertimi i nje shkolle ne Bregun e Lumit ne Tirane, ka futur ne nje qerthull replikash zyrtaret e qeverise dhe ato te bashkise. Ministria e Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes (METE) ka denoncuar dje manipulimin e se vertetes nga ana e kryetarit te bashkise se Tiranes, per sa i perket truallit per ndertimin e shkolles ne objektet e uzines "Dinamo e Re". "Kthimi i prones tek pronari i ligjshem, eshte detyrim kushtetues dhe eshte prioritet per qeverine. Ne kete kontekst, dosja e plote per terrenin dhe objektet e uzines "Dinamo e Re", eshte derguar per shitje ne Ministrine e Financave ne korrik te vitit 2008, ndersa kerkesa e bashkise se Tiranes ka ardhur 4 muaj me vone", sqarohet ne nje njoftim te Ministrise se Ekonomise. Ne pergjigjen derguar disa jave me pare, bashkise se Tiranes i eshte shpjeguar se ky objekt ka hyre ne procedure shitjeje dhe nuk mund te kthehet mbrapsht, pasi e drejta e prones eshte e drejte paresore. "Rama po manipulon qytetaret e Bregut te Lumit ne emer te shkolles, duke e njohur fare mire ceshtjen si dhe pamundesine per te proceduar me tej", vihet ne dukje ne reagimin e Ministrise, e cila vlereson se bashkia e Tiranes, eshte rast unikal ne Republiken e Shqiperise, pasi nuk ka bashkepunuar ne asnje rast me METE-n per kthimin e pronave tek pronaret e ligjshem. "Nga 97 kerkesa te derguara nga METE, Rama nuk i eshte pergjigjur asnjeres prej tyre. Dy nder keto kerkesa jane edhe ato ku, METE i kerkon baskise, te shprehet per ndertimin e dy shkollave ne zonen e Porcelanit dhe ate te Koder-Kamez. Ndertimi i shkollave ne ato zona ishte i domosdoshem, por jo aq fitimprures dhe nuk hyn ne axhenden e Rames", thuhet ne njoftimin e kesaj Ministrie. Ne njoftimin e METE-s denoncohen dhe rastet flagrante kur Rama, ka nderhyre me shpejtesi sa here qe behet fjale per terrene te destinuara per ndertim apartamentesh, duke mos pyetur per pronaret, apo sic eshte edhe rasti i terreneve te ish-Kombinatit te Autotraktoreve ne Tirane, kur pronareve te ligjshem iu eshte bllokuar procesi i kthimit te prones, duke u bere presion me ane te ndertuesve qe jane prane tij, se nese ata nuk pranojne kontratat per ndertim, prona nuk do t'u kthehet kurre. "Tirana ka nevoje urgjente per ndertim shkollash dhe jo thjesht per ndertim pallatesh. Por, kryetari i bashkise se Tiranes merr ne shqyrtim vetem ato raste kur miqte i tij ndertojne dhe nuk kthen asnje pergjigje, per sa i perket ceshtjeve me interes per komunitetin, sic jane kthimi i prones dhe ndertimi i shkollave. Ne kete pike, METE-s nuk i ngelet gje tjeter vecse te propozoje ndertim pallatesh, sepse vetem keshtu do te kete mundesi te marre pergjigje nga kryetari Rama", thuhet ne njoftimin e ketij dikasteri.

Ne shkurt indeksi i cmimeve ra ne 1,9 per qind nga 2 per qind qe ishte objektivi. Ekonomia drejt deflacionit


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›