E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia: Peshkimi në Porto-Romano

 

DURRES - Bashkia e Durrësit e mendon si vendin më të përshtatshëm për portin e ri të peshkimit zonën e Porto Romanos, megjithatë ky vendim do të merret vetëm pasi të mbyllen të gjitha fazat e diskutimit publik. Bashkia ka filluar një diskutim publik në lidhje me vendin më të përshtatshëm ku do të ndërtohet porti i ri i peshkimit. Leja e sheshit të ndërtimit miratuar në vitin 2004 ka skaduar prej kohësh dhe tashmë Ministria e Mjedisit kërkon një leje të re për sheshin e ndërtimit të këtij porti. Por vendi i parashikuar nga ministria për ndërtimin e tij, pranë shëtitores “Taulantia” sipas Bashkisë së Durrësit është i papërshtatshëm për një mori arsyesh, ndaj kryebashkiaku Vangjush Dako me administratën e bashkisë kanë ndërmarrë një diskutim të gjerë publik për të vjelë opinionin e qytetarisë durrsake, të specialistëve dhe të grupeve të interesit se cili është vendi më i përshtatshëm për të ndërtuar këtë port peshkimi. Në këtë diskutim përfaqësuesit e mjedisit bënë një ekspoze të projektit që parashikohet të ndërtohet me një kredi të bankës islamike prej 15 milionë dollarë. Sipas projektit të ministrisë porti i ri i peshkimit duhet të ndërtohet në kalatën zero vetëm 500 metra larg shëtitores bregdetare të Durrësit, por kjo do të ketë pasoja negative për qytetin dhe turizmin, duke u menduar si destinacion Porto-Romano.                o.u

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›