E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria i heq zëvendëskryeministrit Komisionin e Tokës

 

Qeveria paraqet një akt normativ në Parlament për t’ia hequr kompetencën zëvendëskryeministrit për të drejtuar Komisionin Qeveritar të Tokës. Në këtë akt normativ kërkohet të realizohet ndryshimi i ligji “Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore”. “Fjalia e parë e nenit 5 e këtij ligji ndryshon si më poshtë: “Në zbatim të këtij ligji, krijohet një strukturë e veçantë, Komisioni Qeveritar i Tokës”, thuhet në amendimin e sjellë në formë të aktit normativ. Në ligjin e miratuar më parë në të përcaktohet qartë se: “Komisioni Qeveritar i Tokës (KQT) kryesohet nga zëvendëskryeministri. Pranë ministrisë përgjegjëse për bujqësinë dhe në shërbim të KQT-së krijohet dhe funksionon sekretariati teknik”. Më parë ky komision drejtohej nga zëvendëskryeministri Genc Pollo dhe merrej me verifikimin e titujve të pronësisë të dhëna ndër 18 vite, kryesisht në zonat turistike. Deri më tani ky komision ka zhvlerësuar titujt e pronësisë, që shkojnë deri në 60 mijë hektarë tokë bujqësore. Ndërsa një ligj i tillë është ankimuar në Gjykatën Kushtetuese.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›