E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqi Erdogan akuza te ashpra Frances

Kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan e ka cilësuar racist, projektligjin e miratuar një ditë më parë nga senati francez, që e kthen në një krim mohimin e genocidit të kryer nga turqit otomanë kundër armenëve, gjatë Luftës së Parë Botërore. Duke folur në parlamentin turk në Ankara, Erdogan tha se, projektligji ka vrarë lirinë e mendimit.
"Ky është një qëndrim racist dhe diskriminues dhe ende ju nuk e shihni këtë, atëhere jeni të shurdhër ndaj hapave të fashizmit në Europë. Ne do tëpresim për të parë zhvillimet dhe do të vendosim se si do t’ju përgjigjemi atyre. Ligji francez ka vënë poshtë këmbëve vlerat europiane dhe për Turqinë nuk ekziston. Nuk kemi humbur shpresën se ky ligj do të pezullohet”.është shprehur Erdogan. Ndërkohë, një ditë pas miratimit të projektligjiit, Franca fton Turqinë të mos reagojë menjëherë dhe ashpër dhe të flasë për thyerje të marrëdhënieve mes dy vendeve. Thirrja është bërë nga ministri i jashtëm francez Alen Zhupe, i cili ka thënë se: “Po u bëj një apel me gjak të ftohtë miqve tanë turq, pasi të kalojmë këtë dallgë pak ekstremiste, jam i bindur se do t’i rikuperojmë marrëdhëniet konstruktive”.
Armenia thotë se deri në 1.5 milion njerëz vdiqën në vitet 1915-16, pas ndarjes së Perandorisë Osmane. Turqia refuzon termin genocid dhe thotë se numri ishte shumë më i vogël. Projektligji tani do t’i dërgohet presidentit, Nikolas Sarkozi dhe do të nënshkruhet si ligj, gjë që ai pritet ta bëjë përpara fundit të shkurtit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›