E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mit Romney publikon te dhenat per taksat e familjes se tij

Kandidati për president i SHBA-së nga radhët e Partisë Republikane, Mit Romni, ka publikuar disa të dhëna, sipas të cilave, ai do të paguajë 6.2 milionë dollarë taksa nga të ardhurat totale në vlerë prej 42 milionë dollarësh, gjatë dy vjetëve të fundit.
Sipas gazetës “Washington Post”, Romni ka raportuar të ardhura prej 21.7 milionë dollarësh në vitin 2010 dhe 20.9 milionë dollarësh më 2011. Shumica e tyre thuhet se burojnë nga investimet.
Është interesant fakti që ish-guvernatori dhe gruaja e tij An, kanë hedhur më shumë para për bamiresie se sa per taksa. Ne dy vitet e fundit familja romnetyka shpenzuar 7 milione dollare per bamirësi, përfshirë 4.1 milionë dollarë për kishën mormon, anëtar i së cilës është edhe vetë. Në 2010 kandidati për president i SHBA-së ka paguar 3 milionë dollarë taksa ekuivalente me 13.9% dhe për 2011 pritet të paguajë 3.2 milionë ekuivalente me 15.4%.
Romni, ish-guvernator i Masaçusets, ka qenë nën presion për të publikuar taksat e tij. Ai ka zënë vendin e dytë në zgjedhjet preliminare në Karolinën e Jugut, duke pasuar rivalin Njut Gingriç.
Ndërsa në kampin demokrat, janë bërë të ditur edhe të dhënat tatimore të Obamës, ku thuhet se presidenti ka paguar dyfishin e taksave pra 25% kundrejt 13.7%. Në 2010 Obama ka regjistruar 1.8 milionë të të ardhurave dhe ka paguar 454 milionë dollarë taksa për të njëjtin vit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›