Olimpik Lioni interesohet për Canën
Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja britanike “The Journal”, sipas së cilës mesfushori i kombëtares kuqezi është një nga objektivat e Olimpikut të Lionit, ndoshta që në merkaton e dimrit. Megjithatë, vështirë se trajneri i Sandërlendit, Stiv Brus, mund të heqë dorë nga Cana, duke parë nivelin e lartë që kosovari ka treguar në lojën e tij.26-vjeçari u transferua nga Olimpiku i Marsejës te “Macet e Zeza” gjatë merkatos së verës për shumën e 5 milion stërlinave (rreth 6.5 milion euro) dhe gjatë pjesës së parë të sezonit ka bërë paraqitje të jashtëzakonshme me fanellën bardhekuqe, duke merituar edhe shiritin e kapitenit.