E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqia dëshiron aleancë me Egjiptin

Nga Express më 19 shtator 2011 në ora 15:30

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Ahmet Davutoglu, theksoi se qeveria e vendit të tij, dëshiron të formoj aleancë me Egjiptin, derisa ky vend po zhvillohet, pas përmbysjes së ish- presidentit, Hosni Mubarak, gjatë periudhës sa po ndërton atë, që parashihet se do të jetë demokraci.

Në një intervistë për të përditshmen New York Times, ministri Davutoglu theksoi se aleanca turko-egjiptiane nuk do të ishte e drejtuar kundër Izraelit, as kundër Iranit, ose kundër ndonjë shteti tjetër.

Sipas tij, aleanca do të ishte “bosht i demokracisë” së dy vendeve më të mëdha në rajon.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›