E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kinezët më të pasur, 90 për qind anëtarë partie

Nga Express më 19 shtator 2011 në ora 17:30

Më shumë se 90 për qind e njerëzve më të pasur në Kinë janë funksionarë ose anëtarë të Partisë Komuniste. Të dhënat vijnë nga revista prestigjioze “Forbes”.

Sipas prof. Lee, studiues në Institutin “Hudson” në Washington, “rezultatet e studimit nxjerrin në pah një sinjal shqetësues për një vend, ku klika në pushtet pretendon se i shërben popullit pa interesa dhe me shpirtin e përkushtimit”.

“Një vështrim më i detajuar mbi njerëzit me pushtet në Kinë, përjashton përfundimisht idenë se modeli autoritar kinez është në shërbim të popullit”, theksoi studiuesi Lee.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›