Paketa e punesimit Obama kerkon votat e Kongresit

Presidenti Barack Obama apeloi ligjvënësit amerikanë të votojnë propozimet e tij për rritjen e vendeve të punës dhe të përshpejtojnë planin e reduktimit me 3 miliardë dollar të deficitit në dhjetë vitet e ardhshme. Ashtu si kishte prmetuar më herët, Obama detajoi planin e tij, në një konferencë nga Shtëpia e Bardhë. Ai u shpreh i gatshëm të punojë me anëtarët e Kongresit për të rishikuar kodin e taksave dhe për të ulur nivelin e taksimit të koorporatave.
"Nëqoftë se nuk veprojmë tani, borxhi në rritje do të mbërthejë gjithcka tjetër, duke na penguar të investojmë në arsim, apo të zhvillojmë programin e kujdesit shëndetësor. Kështu, Uashingtoni do të duhet të përballet me pamjaftueshmërinë e fondeve. Qeveria duhet të bëjë atë që familjet amerikane bëjnë tashmë prej vitesh. Na duhet të shkurtojmë atë që nuk jemi në gjendje të paguajmë, për hir të cështjeve që ia vlejnë”, tha Obama.
Obama konfirmoi se të pasurit do të duhet të paguajnë një nivel më të lartë taksash sesa cpaguanin në vitet 90 dhe klasa e mesme nuk duhet të paguajnë më shumë se milionerët. Obama shkoi më tej duke premtuar të vendosë veton për programin Medicare, vetëm nëse Kongresi vendos të rrisë taksat mbi kompanitë dhe individët e pasur. E gjitha kjo, shpjegojnë analistët, bën gati skenën për një betejë të ashpër ideologjike me republikanët e cila mund të zgjatet deri në ditën e votimit për president në 2012.
Juli Prifti