Turqia i dhuron Kosovës 5.000 doza të vaksinës kundër A H1N1
Qeveria e Republikës së Turqisë i ka dhuruar 5.000 doza të vaksinës kundër Gripit të ri pandemik A H1N1 për Republikën e Kosovës.
Këto vaksina do të dërgohen gjatë ditës së sotme në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Ankara, kurse ditëve në vijim, ato do të sillen në Kosovë.
Ky donacion i Republikës së Turqisë për Kosovën ka një rëndësi të veçantë, pasi vaksinat e ndara për Kosovën, janë pjesë e kontingjentit që Republika e Turqisë i ka blerë për qytetarët e saj.