Turqia, ndihma në ushqime për banorët e prekur nga përmbytja
7.2 ton ushqime mberriten ne aeroportin e Rinasit si ndihme nga Gjysme Hena e Kuqe. Zevendes ministri i Brendshem, Ferdinant Poni dhe ambasadori turk, priten sasine e ndihmave ne Rinas.
“Të gjitha ndihmat janë organizuar pas komunikimit të parë sipas
protokollit të NATO-s që ne kemi bërë me Qendrën ndëroperacionale të
Emergjencave. Gjitha operacioni i evakuimit, postevakuimit, operacioni i
përshtatjes apo i rehabilitimit të njerëzve janë parashikuar në detaje
nga qeveria shqiptare. Ndihmat që shtetet e tjera apo organizmat e
tjera, ku përveç Turqisë duhet të përmend edhe Italinë, Greqinë,
Austrinë, Slloveninë, Kroacinë, Maqedoninë, Kosovën, Francën, Shtetet e
Bashkuara, Belgjikën e me rradhë na sigurojnë ne që gjithë operacioni
jonë do jetë 100% i sigurt”” tha Poni.
Fondi i ndihmave nga Turqia parashikonte edhe 20 elektropompa qe do t’u
vijne ne sherbim banoreve te prekur nga permbytjet ne qarkun e Shkodres.
Denada Shkodrani
< I mëparshmi