Bashkësia Islame e Kosovës, aksion për ndihmë të përmbyturve në Shqipëri
Prishtinë, 13 Janar NOA/Hajdin Islami - Kryesia
e Bashkësisë Islame të Kosovës ka njoftuar se me vëmendje dhe e shqetësuar po
përcjell gjendjen në veriun e Shqipërisë, ku përmbytjet kanë shkaktuar dëme të
konsiderueshme materiale, por fatbardhësisht jo edhe viktima në njerëz.
Sipas një komunikatë të Bashkësisë Islame të
Kosovës(BIK) bëhet e ditur se të premten më 15 janar 2010, në të gjitha xhamitë
e Kosovës të organizohet aksion për grumbullimin e mjeteve financiare me
destinim ndihmë zonave të përmbytura në Shqipëri.
Aksioni do të zhvillohet pas namazit të
xhumasë,ndërsa për të sensibilizuar xhematin, Kryesia e BIK-ut ka udhëzuar
imamët që hytben e xhumasë ti kushtojnë solidaritetit dhe ndihmës me njerëzit
në rast të fatkeqësive, thuhet në mes tjerash në këtë njoftim për media.
h.i/e.r/NOA