Ndërmarrjet e energjisë së Kosovës, 5 mijë euro të përmbyturve
Prishtinë, 13 Janar NOA - Bordi i Drejtorëve
të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të
Kosovës (KOSTT) ka marrë vendim sot që të ndajë një ndihmë solidare prej 5000
(pesë mijë) Euro në mbështetje të Republikës së Shqipërisë për të tejkaluar sa
më lehtë pasojat nga përmbytjet e ditëve të fundit.
Në letrën që i ka drejtuar Kryeshefi Ekzekutiv
i KOSTT z.Fadil Ismajli, Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Kosovë
z.Islam Lauka, ka theksuar se pas kësaj situate të jashtëzakonshme të krijuar, ndaj
shqetësimin për fatkeqësinë që ka kapluar Shqipërinë duke shkaktuar vërshime
nga uji të shumë sipërfaqeve të tokës dhe të shtëpive të banimit.
Uroj që gjendja e krijuar të tejkalohet sa më
parë dhe sa më lehtë, dhe që jeta e qytetarëve të viseve të prekura të kthehet
në normalitet. Shpresoj dhe uroj që Republika e Shqipërisë të mos përballet më
asnjëherë me situata të tilla të jashtëzakonshme dhe që qytetarët të kenë
progres në çdo fushë të jetës, - thuhet në vijim të letrës drejtuar
Ambasadorit Lauka.
a.b/e.r/NOA