E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqia ofron 14 bursa për vitin 2011-2012

Turqia ofron 14 bursa për studime pasuniversitare dhe kursin veror të gjuhës turke për vitin akademik 2011-2012. më konkretisht, bursat e akorduar nga pala turke janë të ndara si më poshtë: 4 bursa kërkimore (8-mujore); 3 bursa për programe studimi të nivelit master; 2 bursa për programe studimi doktoratë (PhD); 5 bursa për kursin veror të gjuhës dhe të kulturës turke. Në specializimet për mjekësi do të pranohen vetëm ata kandidatë të cilët i nënshtrohen provimit të Specializimit në Mjekësi (TUS) dhe që e përfundojnë atë me sukses. Kandidatët për studime pasuniversitare duhet të dërgojnë me postë në Sektorin e Bashkëpunimit Ndërkombëtar në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës deri më datë 20 maj 2011 këto dokumente: kërkesën, duke specifikuar fushën e studimit në të cilën aplikanti dëshiron të studiojë; fotokopjen e noterizuar të diplomës së shkollës së lartë; fotokopjen e noterizuar të listës së notave; dy rekomandime; raportin mjekësor për aftësi studimi; fotokopjen e noterizuar të kartës së identitetit ose certifikatën e lindjes; 3 fotografi.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›