SHIK-u verifikoi torturën ndaj Kristopullit
18/02/2009 Në seancën gjyqësore dëshmon ish-drejtori i komanduar i SHIK-ut, Ilir Cenollari
Cenollari: Për këtë çështje na është kërkuar informacion nga Presidenca
TIRANË- “Ziso Kristopulli ka ardhur në zyrat tona dhe është ankuar për torturat që i kanë shkaktuar”. Përpara gjykatës dëshmitari Ilir Cenollari, ish- drejtor i komanduar në SHIK ka treguar për njohjet e tij me Ziso Kristopulin. “Me Ziso Kristopuli jam njohur rastësisht. Kjo çështje ka ardhur nga punonjësit tanë dhe ka bërë një ankesë në të cilën thuhej se ishte ushtruar dhunë nga ish-punonjësit e Shërbimit Informativ para vitit 1997. Për këtë procedurë janë njoftuar instancat e larta të shtetit”, nisi të tregojë dje para gjykatës dëshmitari Cenollari. Më tej ai ka saktësuar se vetë Ziso Kristopuli i kishte ardhur në zyrë nëpërmjet punonjësve të Shërbimit Informativ të Sarandës, shoqërisht, ku dhe është pyetur është marrë informacion. “Ne kemi bërë përpjekje dhe na është kërkuar informacion nga Presidenca e Republikës, kam mbledhur të dhëna për këtë çështje dhe në rrugë zyrtare kam dhënë shpjegime. Shtetasi është marrë dhe pasi është shoqëruar nga drejtori i SHIK-ut Sarandë, Metlut Vatraku, dhe së bashku me mua kemi shkuar në Lezhë, atje ku kemi pasur në shtëpinë, ka qenë e shkatërruar. Aty Ziso Kristopuli më ka thënë që po më kanë sjellë në këtë vend”, ka vazhduar më Cenollari. Sipas tij, vendi në të cilën edhe ishte shpënë Kristopulli quhej Kune. Më tej ai ka treguar se Ziso Kristopuli e kishte vënë në dijeni nga Krsitopulli që punonjësit e Shërbimit të asaj kohe e kishin marrë dhe kishin përdorur dhunë ndaj tij. Ai ka shtuar se gjithçka është e dokumentuar madje kishin mbajtur një deklaratë për Kristopullin. Mësohet se gjatë kësaj kohe nuk ishte përmendur asnjë emër se kush mund të qenë personat, të cilët e kishin shoqëruar Ziso Kristopullin. Dëshmitari ka mbyllur dëshminë e tij duke thënë se nuk e njihte të pandehurin Avni Koldashi. Azis Tërzia, shofer, ka shpjeguar vetëm faktin që targat që ata përdornin ishin private. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka lexuar dje deklarimet e dhëna para oficerëve të Policisë Gjyqësore të shtetasit Maksim Kroi.
Akuzat për zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxha
Të pandehurit e këtij procesi, akuzohen nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për zhdukjen e biznesmenit shqiptaro- maqedonas, Remzi Hoxha në vitin 1995. Veç zhdukjes së biznesmenit shqiptaro-maqedonas, tre të pandehurit akuzohen edhe për rrëmbimet dhe torturimet e Ziso Kristopullit dhe Avdyl Loshajt. Remzi Hoxha u mor peng më 21 tetor 1995 dhe që prej asaj kohe nuk u mësua asgjë për fatin e tij, ndërsa dyshohet që ai të jetë varrosur në Vain të Lezhës. Për krimin e kryer gati 14 vjet më parë në bankën e të akuzuarve janë të ulur 3 ish SHIK-as dhe gjyqi zhvillohet në Gjykatën e Krimeve të Rënda këtu në Tiranë, Arben Sefgjini, Ilir Kumbaro, Budjon Mece dhe Avni Koldashi. Veç zhdukjes së biznesmenit shqiptaro-maqedonas, mbi supet e ish-shikasve, rëndojnë dhe akuzat e rrëmbimit dhe torturimit të Ziso Kristopullit dhe Avdyl Loshajt. Remzi Hoxha u mor peng më 21 tetor 1995 dhe që prej asaj kohe nuk u mësua asgjë për fatin e tij. Prokuroria akuzon ish-punonjësit e SHIK-ut, se e kanë torturuar dhe më pas zhdukur atë.