Tymi i duhanit vret 600 mije njerez cdo vit

Nje studim i ri qe analizon te dhena qe nga viti 2004 ne 192 vende tregon se tymi i duhanit nga persona te tjere shkakton vdekjen e me shume se 600 mije njerezve cdo vit.
Studimi i pare i ketij lloji u publikua sot ne revisten mjekesore britanike The Lancet.
Studiuesit zbuluan se 40 perqind e femijeve dhe me shume se 30 perqind e te rriturve qe nuk e pine duhanin jane te ekspozuar megjithate ndaj tij.
Shkencetaret llogarisin se gati 60 perqind e vdekjeve shkaktohen nga semundje te zemres dhe 30 perqind nga semundje e rrugeve te frymemarrjes.
Thithja pasive e tymit te duhanit llogaritet te kontribuoje ne nje perqind te vdekjeve ne bote.
Shkencetaret thone se zbatimi i ligjeve kunder pirjes se duhanit ne vende publike mund te pakesoje ndjeshem vdekshmerine dhe kostot e sherbimeve shendetesore. Por shkencetaret theksuan gjithashtu se ekspozimi i femijeve ndaj duhanit ndodh me shume ne shtepi. /voa/