Siti ofron 10 mln për Torresin
Pas Robinjos është Fernando Torres ëndrra e Mançester Sitit, i gatshëm t‘i ofrojë më shumë se 10 milionë euro në vit sulmuesit. Sipas "Mirror", pronarët e Sitit janë vënë në kontakte me menaxherin e spanjollit për të peshuar mundësitë. Por për momentin Torres, edhe pse i entuziazmuar nga mundësia për të dyfishuar rrogën e tij, ka preferuar të refuzojë dhe të qëndrojë te Liverpuli.