E Shtunë, 31 Tetor 2026

U-19, Shqipëria humbet 3-0 me Anglinë



Shqipëria U-19, e drejtuar nga Ramadan Shehu e nisi me një humbje të thellë 3-0 kundër Anglisë aventurën eliminatore të Kampionatit Europian të kësaj moshe, finalet e së cilës do të zhvillohen në Ukrainë. Ndeshje e vlefshme për grupin 9 kualifikues u zhvillua të mërkurën në Irlandën e Veriut. Golat për formacionin anglez u shënuan nga Deni Drinkuoter (6’) i Mançester Junaitid, Natan Delfounose (39’) i Aston Vilës dhe Henri Lansbjuri i Arsenalit (78’). Trajneri i Agnlisë U-19, Brian Istik tha pas ndeshjes: “Ne e dominuam plotësisht ndeshjen nga fillimi në fund dhe Shqipëria u përpoq të shmangte në humbje të thellë në pjesën e dytë, duke vendosur në mbrojtje. Ishte një fushë, që nuk të lejonte të qarkulloje topin ashtu siç dëshironim, por ishte një paraqitje e mirë e ekipit dhe ne jemi të kënaqur për Deni Drinkuotërin. Ai shënoi një gol të rrallë dhe lëvizi shumë bukur me topin gjatë gjithë ndeshjes”. Faqja zyrtare e Federatës Angleze të Futbollit vlerësoi se Anglia U-19 mblodhi maksimumin e pikëve me një fitore të rehatshme 3-0 me Shqipërinë. Dy ndeshjet e radhës për Kombëtaren tonë janë ato me Serbinë (10 tetor) e Irlandën e Veriut (13 tetor).

9 Tetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›