E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luan Mulliqi: “Kosovës i mungojnë monumentet e identitetit të ri”



“Skulptorëve të Kosovës u nevojitet një mbështetje më e madhe institucionale, pasi që në mungesë të kushteve teknike dhe financiare, e kanë shumë të vështirë të krijojnë”, shprehet skulptori Luan Mulliqi. Të mërkurën, në Galerinë e Arteve të Kosovës u çel ekspozita e skulptorit Luan Mulliqi, njëherësh drejtor i Galerisë së Arteve. Punimet e tij, të cilat janë kryesisht në bronz, pasqyrojnë tema nga historia e Kosovës.
Në këtë ekspozitë personale do të paraqiten 46 punime nga krijimtaria e tij 10-vjeçare, të cilat trajtojnë tema të ndryshme, duke filluar që nga eksodi gjatë kohës së luftës, koha e çlirimit të Kosovës, e deri te figura e femrës së lumtur.
Sipas Mulliqit, Kosovës aktualisht po i mungojnë monumentet e identitetit të ri. “Ajo çka mua më pengon është se Kosovës në këtë moment, po i mungojnë monumentet, të cilat do të krijonin identitet të ri të shtetit të ri të Kosovës, thotë ai -fatkeqësisht, deri më tash nuk ka pasur asnjë konkurs për monumentin e pavarësisë, apo monumentin për ushtarët e NATO-s që kanë ndihmuar shumë për çlirimin e Kosovës”.

9 Tetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›