E Shtunë, 31 Tetor 2026

U-21, Bushati: “Të përgatitur për fitore”

(Albania Sport Agency) - Kuqezinjtë e vegjël do të luajnë miqësoren e katërt gjatë këtij viti. Ndeshja miqësore me Malin e Zi (sot në stadiumin "Loro Borici", ora 17:00, hyrja falas) zhvillohet në kuadër të përgatitjeve të eliminatoreve të Euro 2009, ku Shqipëria U-21 ndodhet në Grupin 1 së bashku me Italinë, Kroacinë, Greqinë, Azerbajxhanin dhe Ishujt Faroe.
"Është një ndeshje që i shërben më së shumti sinkronizimit të lojës dhe harmonizimit të lojtarëve. Miqësorja është në kuadër të eliminatoreve të Euro 2009. Gjendja e ekipit është e mirë, pavarësisht se kampionati ynë është në fund të tij. Djemtë janë të gatshëm dhe besoj se do t'ia dalim të shfaqim një futboll interesant dhe ta mbyllim me sukses në ndeshjen miqësore me Malin e Zi", tha për Albania-sport.com, trajneri i U-21, Artan Bushati.
Miqësorja me Malin e Zi është e para e U-21 që do të luhet në Shqipëri për vitin 2007, pasi tri ndeshjet e tjera miqësore ndërkombëtare janë zhvilluar jashtë: me Turqinë 0-2 (në Stamboll), me Greqinë 3-1 (në Athinë) dhe Maqedoninë 0-1 (në Manastir). Bilanci i deritanishëm është dy fitore dhe një humbje (golat 4-3).
"Rudho me gjendjen që ka paraqitur në stërvitje është shumë mirë dhe padyshim do të jetë ndër titullarët në takimin e nesërm (sotëm) kundër Malit të Zi", - pohoi Bushati në linjë telefonike nga rezidenca e Kombëtares U-21, Hotel "Leonardo", Durrës. Miqësorja Shqipëri-Mali Zi, e vlefshme për ekipet Shpresa (nesër në stadiumin "Loro Borici", ora 17:00) do të këtë brenda saj edhe një sfidë të vogël midis dy lojtarëve të skuadrës italiane të Kievos, atë midis shqiptarit Xhulian Rudho dhe malaziasit Ivan Fatic.
Shqipëria
Lista "Bushati" ka 20 lojtarë: Enea Koliqi (Iraklis, Greqi), Andi Lila (Iraklis, Greqi), Xhuljan Rrudho (Kievo), Renaldo Rama (Olimpiakos, Greqi), Helton Shkurti (A.S.D. Silana 1947, Itali) dhe Rigers Hysko (Syrianska I.F, Suedi). Nga kampionati shqiptar janë Elis Bakaj, Enco Malindi, Gerhard Progri dhe Erando Karabeci, Olti Bishani, Xhevair Sukaj, Gilman Lika, Alsidi Tafili, Vangjel Mile, Emiljano Vila, Renato Arapi, Bledion Guga, Marenglen Shoshi.
Mali i Zi
Trajneri i Malit të Zi, Dushko Vlaisavljevic ka thirur 19 lojtarë. Portier: Ivan Janushevic; mbrojtës: Elsad Zverotic, Nikola Vujadonovic, Blazo Rajovic, Janko Simovic, Blazo Igumanovic, Slobodan Lakicevic dhe Drashko Bozhovic. Në mesfushë janë: Ivan Fatic (Kievo, Itali), ZIjda Adrovic, Marko Cetkovic, MIlan Djurishic, Danilo Tomic, Luka Diorovic dhe Ivan Delic. Në sulm janë thirrur Slaven Stjepanovic, Bogdan Milic, Goran Vujovic dhe Simon Vukcevic.

- Ne foto Bushati (M) me ndihmesin e tij, Eduard Zhupa (D)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›