E Shtunë, 31 Tetor 2026

Precedentët. Milan-Mançester, flet italisht

(Albania Sport Agency)- Në historinë e tij europiane, Milani është ndeshur tri herë me "Djajtë e kuq" në "San Siro", gjithmonë në Ligën e Kampioneve. Hera e parë ka qenë ajo e sezonit 1957-1958, ku Milani fitoi 4-0 në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale. Në takimin e dytë Milani fitoi 2-0 (gola të Sormanit e Hamrinit) në sezonin 1968-1969 (gjysmëfinale) dhe i fundit është ai i sezonit 2004-2005 (në të tetat) kur fitoi 1-0 (gol i Krespos). Në të tre precedentët shohin si favoritë Milanin që është kualifikaur në tre rastet kundrejt Mancester Junaitid. Në total, në tetë raste kundër anglezëve, Milani është kualifikuar pesë herë kundër ekipeve angleze, teksa është eliminuar tri herë. Mancester Junaitid është përballur tetë herë me skuadrat italiane. Bilanci: tri kualifikime, pesë eliminime ne ballafimet me eliminin direkt.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›