Ferguson: “Kemi shanse të mëdha për finalen”

(Albania Sport Agency) - Trajneri Alek Ferguson tha sed Junaitid nuk duhet ta lejojë Milanin të shënojë nëse dëshiron të mbajë gjallë ëndërrën për trofeun e Ligës së Kampioneve. Mancesteri, që ka shënuar më shumë gola se cdo ekip tjetër në Premiership, mbërrin në Itali pas një fitore "thriller" 4-2 me Evertonin në transfertë, duke qenë shumë pranë titullit kampion të Anglisë.
"Unë nuk dëshiroj të them se ne jemi favoritë, por ne i kemi dhënë vetes shanse të mëdhaja. Një gol diferencë është një start i madh në futbollin europian", - tha Fergusoni. "Unë mendoj se kemi shanse të mëdha dhe këtë më duhet ta pranoj në Itali.Por, ne duhet të shënojmë dhe uën besoj se do tia dalim, nuk ka rëndësi se cfarë lloji goli do të jetë, spektakolar apo i zakonshëm". Nëse Mancesteri kërkon një fakt frymëzimi, atë mund ta gjejë në fitoren e madhe 3-2 kundër Juventusit në vitin 1999, kur përmbysën deficitin e dy golave.
Dyshja mbrojtëse Nemanja Vidic dhe Rio Ferdinand janë bashkuar me Mancesterin drejt Milanos, dhe vetëm pritet vendimi i bosit Sër Aleks Ferguson që ata të përfshihen në formacionin e minutës së parë. Dy lojtarët munguan në ndeshjen e parë të fituar 3-2 nga Mancesteri dhe mund të jenë të vlefshëm për mbrojtjen e rezultatit. "Është shumë herët të them nëse ata do të luajnë, por fakti që ata udhëtuan me ne është pozitiv. Unë do të vendos pas stërvitjes", - tha Fergusoni sapo mbërriti në Itali. Mancesteri do të ketë mungesën e Patris Evra (i pezulluar) dhe të paktën njëri prej tyre (Vidic apo Ferdinand) do të luajë përkrah Gabriel Heinces. Dy herë, në vitin 1958 dhe 1969, Mancesteri dështoi ndaj Milanit në fazën gjysmëfinale. Fergusoni nga ana e tij dështoi në gjysmëfinale ndaj dy ekipeve gjermane Borussia Dortmund dhe Bajer Leverkuzen. Mancesteri e ka fituar vetëm njëherë Ligën e Kampioneve në vitin 1985.
