E Shtunë, 31 Tetor 2026

Federata “harron” premiot për Kombëtaren

Federata Shqiptare e Futbollit nuk ka vendosur deri tani asnjë shpërblim për lojtarët e Kombëtares nëse këta të fundit arrijnë të marrin katër pikë në dy ndeshjet e para. Flitet se do të ketë një premio të majme nëse kuqezinjtë do të fitojnë kundër Maltës të mërkurën, por deri tani kjo mbetet në rangun e deklaratave. Ndryshe nga herët e tjera kur para ndeshjeve të vështira FSHF-ja vinte në dispozicion shpërblime joshëse, me qëllim që kjo gjë të kishte efekte nxitëse te skuadra, këtë radhë ka ndodhur e kundërta. Vënia në dispozicion e shpërblimeve nuk praktikohet në të gjitha Kombëtaret e tjera, por duke qenë se deri tani në Shqipëri ka funksionuar në këtë mënyrë, do të ishte më mirë dhe në dobi të Kombëtares që para ndeshjes me Maltën FSHF-ja të vendosë një shpërblim, cilido qoftë ai, për lojtarët kuqezi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›