Memoriali ngrihet në korpusin e universitetit
Nënë Tereza
Memoriali i Nënë Terezës do të ngrihet ngjitur me korpusin qendror të Universitetit të Tiranës, deri te rruga afër Gardës së Republikës. Ky ishte vendimi, që mori dje Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve pas mbledhjes së Grupit të Punës për ngritjen e Memorialit të Nënë Terezës nën drejtimin e zv/ministrit Nikollë Lesi. Nisur nga fakti se për ngritjen e këtij memoriali do të kërkohet prishja e lokaleve dhe bareve në këtë zonë, Grupi i Punës do t’i propozojë qeverisë për hartimin e një vendimi për kompensimin e tyre. Po kështu, ky grup do t’i paraqesë brenda javës edhe programin se si do të kompozohet Memoriali, që do të anojë më shumë drejt një universiteti popullor e qendër kulturore për rininë.
#