U kthye nga Italia dhe gjeti suksesin në Durrës, Haxhi: Shqipëria ka potencial

TIRANË, 20 mars /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot historinë frymëzuese të Leonard Haxhit nga Durrësi, i cili pas 30 viteve emigrim në Itali, ku arriti deri në pozicionin e shefit të kuzhinës në Venecia, vendosi të rikthehej në Shqipëri.
Sipas Ramës, Haxhi ka investuar eksperiencën dhe kursimet e fituara në restorantin “Pampas” në zonën e Vollgës, Durrës, i cili tashmë është bërë një emër i njohur në fushën e gastronomisë, duke njohur një rritje të shpejtë përtej parashikimeve.
“Me historinë frymëzuese të Leonard Haxhit nga Durrësi, i cili pas 30 viteve emigrim në Itali ku arriti deri shef kuzhine në një majë botërore të turizmit si Venecia, vendosi të kthehej në Shqipëri me eskperiencën dhe kursimet e fituara, që i ka investuar tek “Pampas”-i tanimë i famshëm, tek Vollga, Durrës, duke i rritur shpejt përtej parashikimeve”, shkruan Rama.
Në videon e publikuar nga kryeministri Rama, Haxhi u bën thirrje shqiptarëve që jetojnë jashtë të kenë besim dhe të investojmë në vendlindje. “Gjithnjë e kam patur dëshirën të kthehem. Shqipëria ka potencial”, tha Haxhi.
/r.e/