E Shtunë, 31 Tetor 2026

U pasuruan përmeskrimeve në Kosovënë hetim 18 serbë

BEOGRAD- Njëzet e dy ish-pjesëtarë të dy formacioneve paraushtarake serbe të dënuar për krime lufte dhe në Kosovë do të hetohen për akuzën e ngritjes së pasurisëve të konsiderueshme falë krimeve të luftës që kanë kryer. Mes 22 personave në hetim, 18 janë ish-pjesëtarë të grupit paraushtarak të quajtur "Sakali", përgjegjës për krime lufte dhe masakra në fshatin Kuska në Kosovë, ku në fund të viteve nëntëdhjetë janë vrarë rreth 40 civilë shqiptarë.

4 të akuzuarit e tjerë janë ish-pjesëtarë të formacionit paraushtarak "Skorpions", të dënuar për vrasjen në vitin 1995 të gjashtë myslimanëve në fshatin Trnovo, në Bosnje-Hercegovinë. Sllobodan Mediç, Branislav Mediç, Aleksandar Mediç dhe Pera Petraseviç, katër ish-anëtarët e grupit "Skorpions", janë dënuar gjithsej me 53 vjet heqje lirie për krime lufte kundër popullsisë civile.

Siç njoftojnë mediat e Beogradit, kjo është hera e parë që hetime të tilla urdhërohen nga prokuroria serbe për krimet e luftës, në bazë të ligjit të ri për konfiskimin e të mirave materiale dhe pronave që janë fituar me vepra kriminale. 22 ish pjesëtarët e formacioneve paraushtarake janë vënë nën hetim me urdhër të prokurorit për krimet e luftës, Vladimir Vukçeviç. Të mirat materiale dhe pronat që janë subjekt konfiskimi ndodhen në Bosnje, Kroaci dhe Mal të Zi.
(s.g/atsh/balkanweb )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›