Prezantohet Ozil: Erdha te Reali prej Zhoze Murinjos
MADRID- Reali i Madridit ka prezantuar blerjen më të re në këtë merkato vere, mesfushorin gjerman Mesut Ozil. 21 vjeçari do të luajë për 6 vjet me fanelën e Realit, ndërsa bëhet gjermani i dytë që firmos me klubin spanjoll pas Sami Kedirës. “Kalimi te Reali i Madridit ishte opsioni i vetëm për mua, sepse doja të punoja me Zhoze Murinjon, të cilin e konsideroj si trajnerin më të mirë në botë”, deklaroi Ozil në momentin e prezantimit në stadiumin “Santiago Bernabeu”. - Murinjo më bindi të vija këtu dhe kjo ishte arsyeja kryesore që zgjodha këtë klub”, shtoi turko-gjermani. Mesut Ozil u shpreh i lumtur që do të luajë në një skuadër me Sami Kedirën, shokun e tij të ekipit në kombëtaren gjermane. Mesfushori i përfaqësueses gjermane nënshkroi të martën me Realin e Madridit, për shifrën e 15 milionë eurove. Ai ishte një nga më të mirët për Gjermaninë në Botërorin e Afrikës së Jugut, ndërsa ka qenë lideri i Verder Bremen pas largimit të brazilianit Diego.
(s.g/balkanWeb)
(s.g/balkanWeb)