Putin: Hyrje pa vizanëse na jepniBotërorin
MOSKE- Kryeministri rus Vladimir Putin ka premtuar hyrjen në këtë vend pa viza në rast se FIFA do t’i japë Rusisë të drejtën e organizimit të kampionatit botëror 2018. Gjatë takimit me grupin inspektues të FIFA-s, Putin ka premtuar organizimin e një eventi madhështor, ndërsa Rusisë i duhet të përballet me konkurrencën e Anglisë, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës si edhe të kandidaturave prej dy shtetesh Spanjë-Portugali dhe Belgjikë-Holandë. “Ne i kemi dërguaar FIFA-s garanci qeveritare për organizimin e një Botërori, ndërsa jemi gati të lejojmë hyrjen pa viza në Rusi për tifozët dhe pjesëmarrësit në të gjitha qytetet tona”, deklaroi Putin. Inspektorët e FIFA-s vizituan qytetet e Moskës, Shën Pjetërburgut, Soçit dhe Kazanit. Rusia lejoi hyrjen pa viza të tifozëve edhe gjatë finales së Champions League mes çelsit dhe Mançester Junajtid në vitin 2008, ndërsa në prill të këtij viti, Putin nënshkroi një dokument garancish për një sërë çështjesh që nevojiten për organizimin e një Botërori. Vendimi për organizimin e Botërorit 2018 dhe 2022 do të merret në muajin dhjetor dhe Rusia është një nga kandidatet potenciale, së bashku me Anglinë.
(s.g/BalkanWeb)
(s.g/BalkanWeb)