E Shtunë, 31 Tetor 2026

U refuzohet azili, 3 kosovarë hidhen nga kati 15

SKOCI- Dy burra dhe një grua që dyshohet se janë kosovarë azilkërkues në Skoci janë hedhur dje nga një lartësi e madhe nga kati i 15 i një shumëkatëshi duke gjetur e vdekjen e menjëhershme.
Tre trupat e pajetë u gjetën dje në darkë pranë një godine shumëkatëshe në zonën Springburg në verilindje të Gllasgout dhe policia po punon për identifikimin e tyre.

Dyshohet se ata e ndërmorën këtë akt tragjik, pasi autoritetet e shqyrtimit të aplikimit për azil, ua refuzuan një kërkesë të tillë.
Një dëshmitare okulare, Elen Sandford i tha gazetes “Mirror” që beson se viktimat janë të gjithë shtetas nga Kosova. Ajo i tha policisë se kishte parë një letër të pahapur në postën e zonës që u drejtohej atyre. Policia nga ana tjetër konfirmon se nuk ka asnjë shenjë apo pistë të mundshme që tre viktimat të jenë shtyrë nga dikush focërish.

Në bllokun ku u gjetën tre viktimat gjendet një qendër azilkërkuesish ku shumë emigrantë nga Kosova, Iraku dhe Afganistani kërkojnë strehim të përhereshëm në këtë vend.
Blloku ku u gjetën tre viktimat shtrihet mes tetë kullave komplekse me nga 30 kate secila. Këto janë ndër më të lartat në Europë dhe janë ndërtuar në vitet 1960.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›