Moti i keq, probleme në gjithë vendin, bora vështirëson qarkullimin
TIRANE- Mëngjesi i sotëm është gdhirë i ftohtë e i lagësht në të gjithë vendin. Kukësi është përfshirë nga reshje të dendura dëbore, çka ka sjellë vështirësi në lëvizjen e mjeteve në akset kryesore rrugore të tij. Reshjet e dëborës kanë nisur që në mesnatë, ndërsa janë vënë në punë borëpastruese për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve në aksin Morinë-Kukës-Qafë Shllak.Vështirësi në lëvizjen e mjeteve ka edhe në akset tjera rrugore Kukës-Krumë , Kukës-Shishtavec dhe Kukës -Bushtricë.
Aktualisht, në këto zona trashësia e dëborës ka arritur në mbi 20 centimetra, por vazhdimi i saj me intensitet mund ta përkeqësojë situatën në orët e ardhshme. Situatë më e vështirë paraqitet në zonat rurale, ku veç komunave të Zapodit e Arrnit, që janë të bllokuara prej kohësh, janë bllokuar edhe komunat e Grykë çajës e Kalisit.
Edhe në Tropojë, situata paraqitet e njëjtë. Në aksin rrugor Qafë Morinë -Bajram Curri- Fierzë, që lidh Tropojën me Kosovën, po punojnë dy borëpastruese dhe lëvizja e mjeteve vazhdon të jetë normale. Në aksin rrugor Bajram Curri- Krumë, lëvizja e mjeteve është e detyrueshme të bëhet me zinxhirë. Reshjet e dëborës po mbajnë të bllokuar dy komunat e largëta të këtij rrethi, Lekbibaj dhe Margegaj, por edhe disa fshatra të tjerë, pasi vetëm dëbora e rënë sot ka krijuar deri tani në mbi 20 centimetra.
Ndërkaq edhe në Elbasan moti është përkeqësuar gjatë ditës së sotme. Rreshje të dendura dëborë kanë krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve në akse të rëndësishme rrugore. Kështu në Qafën e Kërrabës, pjesë e aksit kombëtar Elbasan-Tiranë qarkullimi i autojmeteve është i vështirë por rruga mbetet e kalueshme.
Situata paraqitet e rënduar në Qafën e Thanës, pjesë e aksit Elbasan- Pogradec , ku qarkullimi i automjeteve është i mundur vetëm me zinxhirë. Si rezultat i dëborës së dendur rrugët malore mbetet tërësisht të bllokuara.
Në Gramsh dhe në Librazhd vazhdojnë rrëshqitjet e dherave si rezultat i rreshjeve të shiut që vazhdojnë të bien me intensitet në këto zona. Në fshatin Dorës të Librazhdit, rreth 10 familje kanë mbetur në qiell të hapur që prej 2 ditësh për shkak të rrezikut që u kanoset banesave të tyre nga rrëshqitja e dherave.
(e.n/BalkanWeb)