E Diel, 1 Nëntor 2026

Pengmarresi i femijes: Jam penduar per krimin

Lezhe- Nuk kane kaluar as 24 ore nga ngjarja qe terrorizoi banoret e Lezhes dhe vjen pendimi i te dyshuarit per pengmarrjen e 6- vjecarit M. P, si shenje hakmarrje per nje femer. Agim Marku ka dhene deshmine e plote per oficeret e policise gjyqesore, duke konfirmuar se shkaku ishte babai i te miturit, Anton P., i cili i kishte marre te dashuren. "Jam i penduar per ate qe bera, por ai me kishte marre te dashuren me te cilen doja te martohesha", ka thene 24 vjecari para hetuesve diten e djeshme. Policia tha se per te zbardhur ngjarjen ka ndihmuar edhe nje shok i te dyshuarit, A. L., i cili eshte telefonuar nga 24 vjecari qe ta ndihmonte per t'i gjetur nje vend ku te strehonte 6-vjecarin. Ai i ka kerkuar qe ta lironte femijen dhe me pas ka njoftuar policine e Lezhes. Fillimisht kishin nisur negociatat per lirimin e femijes, por Marku kishte refuzuar, derisa i eshte mbushur mendja te lironte nxenesin e klases se pare. Ne perpjekje per t'u larguar nga fshati Gjader ai eshte kapur nga policia dhe akuzohet per "heqje te lirise se tjetrit".

A.B


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›