E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave miratoi vendimet e mëposhtme: V E N D I M PËR PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT "PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES FINANCIARE, NDËRMJET KËSHILLIT

Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave miratoi vendimet e mëposhtme:

V E N D I M

PËR

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT "PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES FINANCIARE, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE, DHE ARTIGIANCASSA, S.P.A., PËR PROGRAMIN "RISTRUKTURIMI DHE FUQIZIMI I SISTEMIT ELEKTRIK SHQIPTAR, PËR INTEGRIMIN NË SISTEMIN E BALLKANIT: FUQIZIMI I AFTËSIVE TË TRANSMETIMIT DHE PËRMIRËSIMI I KONTROLLIT""

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

Propozimin e projektligjit "Për ratifikimin e marrëveshjes financiare, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Artigiancassa, S.p.A., për programin "Ristrukturimi dhe fuqizimi i sistemit elektrik shqiptar, për integrimin në sistemin e Ballkanit: Fuqizimi i aftësive të transmetimit dhe përmirësimi i kontrollit"", për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

P R O J E K T L I GJ

PËR

RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES FINANCIARE, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE, DHE ARTIGIANCASSA, S.P.A., PËR PROGRAMIN "RISTRUKTURIMI DHE FUQIZIMI I SISTEMIT ELEKTRIK SHQIPTAR, PËR INTEGRIMIN NË SISTEMIN E BALLKANIT: FUQIZIMI I AFTËSIVE TË TRANSMETIMIT DHE PËRMIRËSIMI I KONTROLLIT"

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I :

Neni 1

Ratifikimin e marrëveshjes financiare, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Artigiancassa, S.p.A., për programin "Ristrukturimi dhe fuqizimi i sistemit elektrik shqiptar, për integrimin në sistemin e Ballkanit: Fuqizimi i aftësive të transmetimit dhe përmirësimi i kontrollit".

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në "Fletoren zyrtare".

K R Y E T A R I

JOZEFINA TOPALLI

* * *

V E N D I M

PËR

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT "PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES FINANCIARE, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE, DHE ARTIGIANCASSA, S.P.A., PËR FINANCIMIN E PROGRAMIT "FUQIZIMI I QENDRËS TRAUMATOLOGJIKE KOMBËTARE TË TIRANËS""

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

Propozimin e projektligjit "Për ratifikimin e marrëveshjes financiare, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Artigiancassa, S.p.A., për financimin e programit "Fuqizimi i Qendrës Traumatologjike Kombëtare të Tiranës"", për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

P R O J E K T L I GJ

PËR

RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES FINANCIARE, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE, DHE ARTIGIANCASSA, S.P.A., PËR FINANCIMIN E PROGRAMIT "FUQIZIMI I QENDRËS TRAUMATOLOGJIKE KOMBËTARE TË TIRANËS"

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I :

Neni 1

Ratifikimin e marrëveshjes financiare, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Artigiancassa, S.p.A., për financimin e programit "Fuqizimi i Qendrës Traumatologjike Kombëtare të Tiranës".

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në "Fletoren zyrtare".

K R Y E T A R I

JOZEFINA TOPALLI

* * *

V E N D I M

PËR

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT "PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES FINANCIARE, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE, DHE ARTIGIANCASSA, S.P.A., PËR FINANCIMIN E PROGRAMIT TË REHABILITIMIT TË PORTIT TË VLORËS"

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

Propozimin e projektligjit "Për ratifikimin e marrëveshjes financiare, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Artigiancassa, S.p.A., për financimin e programit të rehabilitimit të portit të Vlorës", për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

P R O J E K T L I GJ

PËR

RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES FINANCIARE, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE, DHE ARTIGIANCASSA, S.P.A., PËR FINANCIMIN E PROGRAMIT TË REHABILITIMIT TË PORTIT TË VLORËS

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I :

Neni 1

Ratifikimin e marrëveshjes financiare, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Artigiancassa, S.p.A., për financimin e programit të rehabilitimit të portit të Vlorës.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në "Fletoren zyrtare".

K R Y E T A R I

JOZEFINA TOPALLI

* * *

V E N D I M

PËR

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT "PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES FINANCIARE, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE, DHE ARTIGIANCASSA, S.P.A., PËR FINANCIMIN E PROGRAMIT TË REHABILITIMIT TË RRUGËS SHKODËR-HANI I HOTIT"

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

Propozimin e projektligjit "Për ratifikimin e marrëveshjes financiare, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Artigiancassa, S.p.A., për financimin e programit të rehabilitimit të rrugës Shkodër-Hani i Hotit", për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

P R O J E K T L I GJ

PËR

RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES FINANCIARE, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE, DHE ARTIGIANCASSA, S.P.A., PËR FINANCIMIN E PROGRAMIT TË REHABILITIMIT TË RRUGËS SHKODËR-HANI I HOTIT

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I :

Neni 1

Ratifikimin e marrëveshjes financiare, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Artigiancassa, S.p.A., për financimin e programit të rehabilitimit të rrugës Shkodër-Hani i Hotit.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në "Fletoren zyrtare".

K R Y E T A R I

JOZEFINA TOPALLI

* * *

V E N D I M

PËR

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT "PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.7796, DATË 17.2.1994, "LIGJI MINERAR I SHQIPËRISË", TË NDRYSHUAR"

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

Propozimin e projektligjit "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.7796, datë 17.2.1994, "Ligji minerar i Shqipërisë", të ndryshuar", për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

P R O J E K T L I GJ

PËR

DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.7796, DATË 17.2.1994, "LIGJI MINERAR I SHQIPËRISË", TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 81 e 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I :

Në ligjin nr.7796, datë 17.2.1994, "Ligji minerar i Shqipërisë", të ndryshuar, të bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

Neni 1

Kudo në ligj emërtimi "Drejtoria e Përgjithshme e Minierave" zëvendësohet me "Drejtoria e Përgjithshme Rregullatore".

Neni 2

Në fund të nenit 3, të shtohet një paragraf, me këtë përmbajtje:

""Monitorim postminerar" nënkupton një proces për vëzhgimin dhe kontrollin e ndryshimit të parametrave fiziografikë, kimikë, gjeoteknikë, si dhe për vlerësimin e efekteve të mundshme të shfrytëzimit minerar, pas mbylljes ose braktisjes së një miniere.".

Neni 3

Paragrafi i dytë, i nenit 16, ndryshohet, si më poshtë vijon:
"Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore është enti i specializuar, i cili siguron asistencë teknike për ministrinë dhe Drejtorinë e Përgjithshme Rregullatore, nëpërmjet oponencave, monitorimeve dhe veprimtarive të tjera, për politikat dhe veprimtaritë minerare, që kanë lidhje me këtë ligj.".

Neni 4

Neni 20 ndryshohet, si më poshtë vijon:

"Neni 20

Veprimtaria minerare, në tërësi, që lidhet me projektimin, vlerësimin, këshillimin, monitorimin dhe drejtimin teknik të shoqërive, kryhet nga specialistë, të pajisur me leje nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, sipas kritereve të miratuara nga Këshilli i Ministrave.".

Neni 5

Në nenin 99, pas shkronjës "b" shtohet shkronja "c", me këtë përmbajtje:

"c. Zonat minerare, veprimtaria minerare e të cilave vlerësohet e përfunduar apo e braktisur, kalojnë në procesin e monitorimit postminerar. Mënyra dhe kriteret për realizimin e këtij procesi përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.".

Neni 6

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në "Fletoren zyrtare".

K R Y E T A R I

JOZEFINA TOPALLI

* * *

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE INALCA, SPA, CASTELVETRO DI MODENA (ITALI) DHE ALMED, SRL,TRIESTE, (ITALI), PËR RISKEDULIMIN E BORXHEVE TË PRAPAMBETURA

Në mbështetje të shkronjës « ç », të pikës 1, të nenit 121, të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, « Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare », me propozimin e ministrit të Financave, të ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

Miratim, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Inalca, SpA, Castelvetro di Modena (Itali) dhe Almed, Srl, Trieste, (Itali), për riskedulimin e borxheve të prapambetura.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

* * *

V E N D I M

PËR

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT "PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.9267, DATË 29.7.2004, "PËR VEPRIMTARINË E SIGURIMIT, TË RISIGURIMIT DHE NDËRMJETËSIMIT NË SIGURIME DHE RISIGURIME""

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Propozimin e projektligjit "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.9267, datë 29.7.2004, "Për veprimtarinë e sigurimit, të risigurimit dhe ndërmjetësimit në sigurime dhe risigurime"", për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

P R O J E K T L I GJ

PËR

DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.9267, DATË 29.7.2004, "PËR VEPRIMTARINË E SIGURIMIT, TË RISIGURIMIT DHE NDËRMJETËSIMIT NË SIGURIME DHE RISIGURIME"

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I:

Në ligjin nr.9267, datë 29.7.2004, "Për veprimtarinë e sigurimit, të risigurimit dhe ndërmjetësimin në sigurime dhe risigurime", të bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

Neni 1

Pika 3, e nenit 72, ndryshohet, si më poshtë vijon:

"3. Shoqëria e sigurimit ose dega e shoqërisë së huaj paraqet në Autoritet një kopje të raportit vjetor të shoqërisë së ekspertëve kontabël të autorizuar, brenda 8 ditëve nga data e marrjes, por jo më vonë se data 30 prill e vitit pasardhës. Nëse shoqëria e sigurimit përgatit llogari të konsoliduara ose zotëron pjesëmarrje në shoqëri të tjera, ky raport paraqitet në Autoritet jo më vonë se data 31 maj e vitit pasardhës.".

Neni 2

Neni 98, "Fondi i garancisë", ndryshohet, si më poshtë vijon:

"Neni 98
Fondi i garancisë

1. Fondi i garancisë së shoqërisë së sigurimit është i barabartë me 1/3 e nivelit të kërkuar të aftësisë paguese.

2. Pavarësisht nga pika 1, e këtij neni, fondi i garancisë së një shoqërie sigurimi, brenda klasave të sigurimit të jo jetës, nuk mund të jetë më i ulët se kufijtë minimalë të mëposhtëm:

a)370 milionë lekë, nëse shoqëria ushtron veprimtari në klasat 10, 11, 12, 13 e 15, sipas klasifikimit të parashikuar në nenin 7, të këtij ligji;
b)260 milionë lekë, nëse shoqëria ushtron veprimtari në klasat 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 16 e 18, sipas klasifikimit të parashikuar në nenin 7, të këtij ligji;
c)185 milionë lekë, nëse shoqëria ushtron veprimtari në klasat 9 e 17, sipas klasifikimit të parashikuar në nenin 7, të këtij ligji;
ç) 615 milionë lekë, nëse shoqëria mbulon të gjitha ose disa prej rreziqeve të klasës 14, të parashikuar në nenin 7, të këtij ligji, nëse totali i primeve vjetore, për këtë klasë, tejkalon shumën 35 milionë lekë ose 4 për qind të totalit të primeve vjetore të shoqërisë së sigurimit;
d) 370 milionë lekë, nëse shoqëria mbulon të gjitha ose disa prej rreziqeve të klasës 14, të parashikuar në nenin 7, të këtij ligji, nëse totali i primeve vjetore, për këtë klasë, për secilin nga tri vitet e fundit të veprimtarisë, nuk tejkalon shumën 35 milionë lekë ose 4 për qind të totalit të primeve vjetore të shoqërisë së sigurimit.

3. Pavarësisht nga pika 1, e këtij neni, fondi i garancisë së një shoqërie sigurimi, brenda klasave të sigurimit të jetës, nuk mund të jetë më i ulët se kufiri minimal, prej 370 milionë lekësh, në fillim të veprimtarisë, nëse shoqëria ushtron veprimtari për sigurimin e jetës në klasat 19, 20, 21, 22 e 23, sipas klasifikimit të parashikuar në nenin 7, të këtij ligji.

4. Pavarësisht nga pika 1, e këtij neni, fondi i garancisë së një shoqërie risigurimi nuk mund të jetë më i ulët se 615 milionë lekë.

5. Kufiri minimal i fondit të garancisë së shoqërisë, që mbulon rreziqet e disa klasave të sigurimit të jo jetës, duhet të jetë i barabartë me vlerën e kufirit minimal të fondit të garancisë së klasës së sigurimeve, për të cilin është parashikuar kufiri më i lartë.

6. Fondi i garancisë depozitohet në një llogari bankare qëllimore, me të njëjtin emër, në njërën nga bankat, që ushtrojnë veprimtari në territorin e Republikës së Shqipërisë, atje ku shoqëria ka selinë qendrore të saj.

7. Fondi i garancisë investohet vetëm brenda sistemit bankar në bono thesari dhe depozita, me afat maturimi jo më të vogël se 1 vit.

8. Administrimi dhe rastet e ndërhyrjes në fondin e garancisë së shoqërisë së sigurimit përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.".

Neni 3

Pas nenit 98 shtohet neni 98/1, me këtë përmbajtje:

"Neni 98/1

Për shoqëritë e sigurimit, të licencuara përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji, fondi i garancisë, parashikuar në nenin 98, të këtij ligji, do të jetë në nivelet e mëposhtme:

a) Nëse shoqëria ushtron veprimtari në klasat 10, 11, 12, 13 e 15, sipas klasifikimit të parashikuar në nenin 7, të këtij ligji:

i) 185 milionë lekë, deri në fund të vitit 2006;
ii) 270 milionë lekë, deri më 30 qershor 2007;
iii) 370 milionë lekë, deri në fund të vitit 2007.

b) Nëse shoqëria ushtron veprimtari në klasat 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 16 e 18, sipas klasifikimit të parashikuar në nenin 7, të këtij ligji:

i) 130 milionë lekë, deri në fund të vitit 2006;
ii) 190 milionë lekë, deri më 30 qershor 2007;
iii) 260 milionë lekë, deri në fund të vitit 2007.

c) Nëse shoqëria ushtron veprimtari në klasat 9 e 17, sipas klasifikimit të parashikuar në nenin 7, të këtij ligji:

i) 90 milionë lekë, deri në fund të vitit 2006;
ii) 135 milionë lekë, deri më 30 qershor 2007;
iii) 185 milionë lekë, deri në fund të vitit 2007.

ç) Nëse shoqëria mbulon të gjitha ose disa prej rreziqeve të klasës 14, të parashikuar në nenin 7, të këtij ligji, nëse totali i primeve vjetore, për këtë klasë, tejkalon shumën 35 milionë lekë ose 4 për qind të totalit të primeve vjetore të shoqërisë së sigurimit:

i) 370 milionë lekë, deri në fund të vitit 2006;
ii) 500 milionë lekë, deri më 30 qershor 2007;
iii) 615 milionë lekë, deri në fund të vitit 2007.

d) Nëse shoqëria mbulon të gjitha ose disa prej rreziqeve të klasës 14, të parashikuar në nenin 7, të këtij ligji, nëse totali i primeve vjetore, për këtë klasë, për secilën nga tri vitet e fundit të veprimtarisë, nuk tejkalon shumën 35 milionë lekë ose 4 për qind të totalit të primeve vjetore të shoqërisë së sigurimit:

i) 185 milionë lekë, deri në fund të vitit 2006;
ii) 270 milionë lekë, deri më 30 qershor 2007;
iii) 370 milionë lekë, deri në fund të vitit 2007.

dh) Nëse shoqëria ushtron veprimtari për sigurimin e jetës, në klasat 19, 20, 21, 22 e 23, sipas klasifikimit të parashikuar në nenin 7, të këtij ligji:

i) 220 milionë lekë, deri në fund të vitit 2006;
ii) 300 milionë lekë, deri më 30 qershor 2007;
iii) 370 milionë lekë, deri në fund të vitit 2007.

e) Nëse shoqëria ushtron veprimtarinë e risigurimit:

i) 370 milionë lekë, deri në fund të vitit 2006;
ii)500 milionë lekë, deri më 30 qershor 2007;
iii)615 milionë lekë, deri në fund të vitit 2007.".

Neni 4

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në "Fletoren zyrtare".

K R Y E T A R I

JOZEFINA TOPALLI

* * *

V E N D I M

PËR

DHËNIE NDIHME FINANCIARE DISA FAMILJEVE TË DËMTUARA, RESPEKTIVISHT, NGA TËRMETET E DATAVE 6 E 8 GUSHT 2006 DHE 13 QERSHOR 2006, NË BASHKITË E KOMUNAT E QARQEVE VLORË E GJIROKASTËR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 21 e 27, të ligjit nr.8379, datë 29.7.1998, "Për hartimin dhe zbatimin e buxhetit të shtetit në Republikën e Shqipërisë", të ligjit nr.9464, datë 28.12.2005, "Për buxhetin e shtetit, të vitit 2006", dhe të neneve 31 dhe 32/a, të ligjit nr.8756, datë 26.3.2001, "Për emergjencat civile", me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1. Njësive të mëposhtme të qeverisjes vendore në qarkun e Vlorës, në buxhetin e miratuar për vitin 2006, t'u shtohen fondet, si më poshtë vijon:

a) Bashkisë së Himarës 3 046 312 (tre milionë e dyzet e gjashtë mijë e treqind e dymbëdhjetë) lekë, në ndihmë të familjeve të qytetit Himarë, Himarë fshat, të fshatrave Pilur, Kudhës, Vuno dhe Qeparo, banesat e të cilave u dëmtuan nga tërmeti i datave 6 e 8 gusht 2006. Shpërndarja e ndihmës financiare, sipas preventivave të përgatitura nga këshilli i qarkut të Vlorës, të bëhet:

i) për familjet, banesat e të cilave kanë dëmtime të rënda, sipas shtojcës 1, tabela nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi;
ii)për familjet, banesat e të cilave kanë dëmtime më të lehta, sipas shtojcës 2, tabela nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

b)Komunës Brataj 689 216 (gjashtëqind e tetëdhjetë e nëntë mijë e dyqind e gjashtëmbëdhjetë) lekë, në ndihmë të familjeve të fshatrave Ramicë dhe Lepenicë, banesat e të cilave u dëmtuan nga tërmeti i datave 6 e 8 gusht 2006. Shpërndarja e ndihmës financiare të bëhet sipas shtojcës 1, tabela nr.2, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

c)Komunës Lukovë 127 344 (njëqind e njëzet e shtatë mijë e treqind e dyzet e katër) lekë, në ndihmë të familjeve të fshatraveÇoraj, Sasaj, Lukovë, Fterë dhe Borsh, banesat e të cilave u dëmtuan nga tërmeti i datave 6 e 8 gusht 2006. Shpërndarja e ndihmës financiare, sipas preventivave të vlerësimit të dëmeve, përgatitur nga këshilli i qarkut të Vlorës, të bëhet:

i) për familjet, banesat e të cilave kanë dëmtime të rënda, sipas shtojcës 1, tabela nr.3, që i bashkëlidhet këtij vendimi;
ii) për familjet, banesat e të cilave kanë dëmtime më të lehta, sipas shtojcës 2, tabela nr.2, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

ç) Komunës Horë-Vranisht 91 336 (nëntëdhjetë e një mijë e treqind e tridhjetë e gjashtë) lekë, në ndihmë të familjeve të fshatrave Kuç e Vranisht, banesat e të cilave u dëmtuan nga tërmeti i datave 6 e 8 gusht 2006. Shpërndarja e ndihmës financiare, sipas preventivave, përgatitur nga këshilli i qarkut të Vlorës, të bëhet sipas shtojcës 2, tabelat nr.3 dhe nr.4, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

2. Komunës Qendër, Tepelenë, në qarkun e Gjirokastrës, në buxhetin e miratuar për vitin 2006, t'i shtohet fondi prej 2 903 000 (dy milionë e nëntëqind e tre mijë) lekësh, në ndihmë të familjeve të fshatit Luzat, banesat e të cilave u dëmtuan nga tërmeti i datës 13 qershor 2006. Shpërndarja e ndihmës financiare, sipas preventivave, përgatitur nga këshilli i qarkut të Gjirokastrës, të bëhet:

i) për familjet, banesat e të cilave kanë dëmtime të rënda, sipas shtojcës 1, tabela nr.4, që i bashkëlidhet këtij vendimi;
ii) për familjet, banesat e të cilave kanë dëmtime më të lehta, sipas shtojcës 2, tabela nr.5, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

3. Fondi prej 6 857 208 (gjashtë milionë e tetëqind e pesëdhjetë e shtatë mijë e dyqind e tetë) lekësh të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.

4. Ngarkohen ministri i Financave, ministri i Brendshëm dhe drejtuesit e bashkive dhe komunave, të përmendura në pikat 1 e 2, për zbatimin e këtij vendimi.

5. Ngarkohen prefektët e qarqeve Vlorë e Gjirokastër për ndjekjen e zbatimit të këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

* * *

V E N D I M

PËR

KRITERET DHE MASËN E SHPËRBLIMIT TË PUNONJËSIT TË SHËRBIMIT INFORMATIV TË SHTETIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 29, të ligjit nr.9357, datë 17.3.2005, "Për statusin e punonjësit të Shërbimit Informativ të Shtetit", me propozimin e zëvendëskryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Punonjësit të Shërbimit Informativ të Shtetit, për punë cilësore, angazhim dhe rezultate në punë, për ruajtjen dhe administrimin e pronës dhe për kryerjen e detyrave me rreziqe e mundime të veçanta, t'i jepet shpërblim, në vlerë monetare, në masën deri në 2 (dy) paga mujore në vit, me urdhër të drejtorit të SHISH-it.

2. Punonjësi i SHISH-it, në trajtim me pagesë kalimtare, në pension të parakohshëm ose në pension të plotë pleqërie, i cili aktivizohet për nevoja të këtij shërbimi, për zgjidhjen e problemeve të veçanta, përfiton, me urdhër të drejtorit të SHISH-it, shpërblim, në të njëjtën vlerë monetare, si punonjësi në detyrë.

3. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti vjetor, i miratuar për Shërbimin Informativ të Shtetit.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në "Fletoren zyrtare".

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

* * *

V E N D I M

PËR

KRITERET DHE MASËN E PËRFITIMIT TË PAGËS SË PAPUNËSISË NGA BASHKËSHORTI/JA E PUNONJËSIT TË SHËRBIMIT INFORMATIV TË SHTETIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 38, pikat 1 e 2, e 55, pika 2, të ligjit nr.9357, datë 17.3.2005, "Për statusin e punonjësit të Shërbimit Informativ të Shtetit", dhe të nenit 58, pika 2, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar, me propozimin e zëvendëskryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Bashkëshortit/es së punonjësit të Shërbimit Informativ të Shtetit t'i jepet trajtim i veçantë financiar, sipas kritereve dhe masës së përcaktuar në këtë vendim, kur për shkak të emërimit apo transferimit pa kërkesën e punonjësit të këtij shërbimi:

a) ndërron vendbanim së bashku me familjen, të vërtetuar me certifikatë familjare, për rastet e emërimit brenda vendit, ndërsa për rastet e emërimit jashtë vendit, të vërtetuar nga njësia ku punon;
b) humbet vendin e punës;
c) nuk ka mundësi punësimi në vendbanimin e ri;
ç) nuk ushtron veprimtari fitimprurëse;
d) nuk trajtohet me ndihmë ekonomike;
dh)nuk trajtohet më me pagesë papunësie.

2. Trajtimi i veçantë financiar jepet në emër të bashkëshortit/es të papunë, në qendrën e punës së punonjësit të Shërbimit Informativ të Shtetit.

3. Masa e trajtimit financiar të jetë, si më poshtë vijon:

a)100 për qind e pagesës së papunësisë në shkallë vendi, të miratuar nga Këshilli i Ministrave, kur bashkëshorti/ja e papunë ka vjetërsi pune nga 1 deri në 10 vjet.
b) 120 për qind e pagesës së papunësisë në shkallë vendi, të miratuar nga Këshilli i Ministrave, kur bashkëshorti/ja e papunë ka vjetërsi pune mbi 10 vjet.

Trajtimi i veçantë financiar ndryshon sa herë ndryshon pagesa e papunësisë në shkallë vendi.

4. Bashkëshorti/ja e punonjësit të SHISH-it, për të fituar trajtim të veçantë financiar, duhet të paraqesë kërkesën për punë në zyrat e punës dhe një kopje të kërkesës në qendrën e punës së punonjësit të SHISH-it.

5. Në rast refuzimi, pa arsye, të vendit të punës, të ofruar nga zyra e punës, sipas profesionit dhe specialitetit, përfituesit i ndëpritet trajtimi i veçantë financiar.

6. Trajtimi i veçantë financiar përfitohet për një periudhë deri në 7 vjet.

7. Bashkëshorti/ja e punonjësit të SHISH-it, që ka përfituar sipas shkronjës "b", të pikës 3, të vendimit nr.86, datë 12.3.1992, të Këshillit të Ministrave, "Për disa të drejta e detyrime të ushtarakëve, të cilat rrjedhin nga ligji nr.7496, datë 3.7.1991, "Për statusin e ushtarakut të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë"", do të vazhdojë të përfitojë pagesë papunësie, në masën e përfituar, në mbështetje të vendimit të sipërpërmendur edhe për 7 vjet, por jo më shumë se 15 vjet dhe jo më pak se masa e përcaktuar në pikën 3, të këtij vendimi.

8. Bashkëshorti/ja e punonjësit të SHISH-it, që ka përfituar trajtim të veçantë financiar, e përfiton atë edhe kur:

a)punonjësi i SHISH-it nxirret në lirim, si i paaftë përgjithmonë nga ana shëndetësore, të vërtetuar me vendim të komisionit mjekësor;
b)bëhen shkurtime, në kuadër të ristrukturimit;
c) nuk mund të sistemohet në një vend tjetër pune, brenda këtij shërbimi;
ç) vdes.

Periudha e përfitimit do të zgjasë jo më shumë se ajo e përcaktuar në pikën 6, të këtij vendimi, dhe në përputhje me kriteret e vendosura në këtë vendim. Në çdo rast, trajtimi i veçantë financiar do të tërhiqet në qendrën e punës të punonjësit të SHISH-it.

9. Periudha e trajtimit të veçantë financiar, sipas këtij vendimi, njihet si vjetërsi sigurimi, për efekt të përfitimit të pensionit të pleqërisë, në përputhje me ligjin nr.7703, datë 11.5.1993, "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar.

10. Kontributi për njohjen e kësaj periudhe sigurimi derdhet në emër të bashkëshortit/es përfitues, i llogaritur mbi pagën minimale mujore të papunësisë, të përcaktuar nga Këshilli i Ministrave, për efekt kontributi të sigurimeve shoqërore. Ky kontribut përballohet nga SHISH-i e përfituesi dhe derdhet në fondin e sigurimit të detyrueshëm shoqëror.
Masa e kontributit për pension pasqyrohet në listëpagesat tip, të miratuara nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore.

11. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti i SHISH-it dhe nga vetë përfituesi.

12. Ngarkohen Ministria e Financave, Shërbimi Informativ i Shtetit dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në "Fletoren zyrtare" dhe i shtrin efektet financiare nga data 16.5.2005.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

* * *

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MEMORANDUMIT TË MIRËKUPTIMIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS ARABE TË EGJIPTIT, PËR BASHKËPUNIMIN NË FUSHËN E SHËNDETËSISË DHE TË FARMACEUTIKËS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, "Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare", me propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të memorandumit të mirëkuptimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Arabe të Egjiptit, për bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë dhe të farmaceutikës.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›