E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lëngu i boronicës ndihmon në parandalimin e infeksioneve urinare

• Lëngu i boronicës mund të mbrojë gratë nga infeksionet e traktit urinar. Të paktën ky është konkluzioni i disa studimeve që janë publikuar në revistën “The Cochrane Library”.Shkencëtarët kanë përpunuar të dhënat e 10 studimeve të ndryshme që kanë përfshirë rreth 1.049 persona. Pas analizimit të të dhënave ka rezultuar se lëngu i boronicës është mjaft i mirë në parandalimin e infeksioneve urinare të zakonshme, sidomos te gratë, që e konsumonin për një periudhë të paktën njëvjeçare. Por lëngu nuk ka shfaqur të njëjtin efekt te personat e moshuar apo tek ata që përdorin kateter. Gjithsesi, rezultatet janë mjaft interesante, duke marrë në konsideratë se infeksionet e traktit urinar janë 50 % më të shpeshta te gratë, se sa te burrat. Në fakt mendohet se 30 për qind e grave është e prekur nga një infeksion i fshikëzës urinare. Sipas autorëve të studimit, lëngu i boronicës përmban një substancë që lufton bakteret, sidomos për Escheria Coli, e cila përthithet nga muret e fshikëzës dhe ndihmon për të parandaluar infeksionet. Por studiuesit nuk kanë arritur të kuptojnë mirë sasinë ideale që duhet përdorur nga ky fryt.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›