E Diel, 1 Nëntor 2026

Partizani shkatërron Tiranën, Dinamo fiton dhe ruan kryesimin

• Partizani me dy fitore të mëdha rresht brenda shtatë ditëve: E para kundër Dinamos kryesuese (1-0) dhe e dyta, e me përmasa “pokeri”, kundër kampionëve në fuqi, Tiranës.Partizani konfiguron absolutisht një format prej pretendenti për titull, teksa ruan diferencën prej tri pikësh me Dinamon. Derbi dhuroi spektakël në tribuna, ku gara mes ultrasve të Tiranës dhe atyre të Partizanit, ishte një magji më vete. Ndëshkimi i shpejtë i Tiranës, pa kaluar ende pesë minuta lojë nga mbrojtësi Tefik Osmani realizoi golin e parë të formacionit të Hasan Likës. Një gol që ngriu kampionët në fuqi të Sulejma Memës, por që rriti adrenalinën e “demave”. Dyfishimi i rezultatit në minutën e 22-të nga mesfushori luftarak, Bledar Devolli dha sinjalin e dytë se derbi i 129-të i përkiste plotësisht presidentit Xhani. Fraksioni i dytë dhuroi momente të tjera të jashtëzakonshme, kur mesfushori Blendi Shkëmbi krijoi një eurogol në minutën e 47-të. Fortuzi, me golin e tij në të 60’ krijoi imazhin e remë për hapjen e ndeshjes, por goli i Abilaliajt në minutën e 71-të vulosi fitoren e madhe 4-1 të Partizanit.DinamoDinamo ia arriti të mbyllë fazën e dytë në vendin e parë, duke fituar edhe të drejtën e një kalendari më të favorshëm gjatë  fazës së tretë. Një arritje e bluve, pasi formacioni i Ilir Dajës, në rikthimin e teknikut të ri dinamovit në Superiore, fitoi 1-0 me Shkumbinin në javën e fundit të fazës së dytë. Loja pati një ritëm mesatar nga të dy ekipet. Golin e vetëm të takimit e realizoi mesfushori Artion Poçi minutën e 21-të, pas një asisti të mbrojtësit nigerian Abraham. ElbasanGoleadori Marius Ngjela shënoi golin e parë me fanellën e Besëlidhjes në limitin e ndeshjes, duke i siguruar skuadrës së Ilir Gjylës një fitore të rëndë 2-1 në transfertën e vështirë të Elbasanit. Golashënuesi më i mirë i verdhebluve, Skerdi Bejzade realizoi me penallti në minutën e 14-të (goli i 9-të i tij sezonal). Tre minuta më pas Besëlidhja barazoi me maqedonasin Baliç (17’). Ndeshja në përgjithësi pati një ritëm jo të lartë, dhe kur pritej që dy ekipet të regjistronin e 9-të midis tyre ne 38 përballje historike, ish-sulmuesi i Skëndërbeut realizoi në minutën e 88-të golin e fitores së pestë sezonale të Besëlidhjes. Goli i 11-të sezonal për Ngjelën.KavajëEkipi kavajas ka arritur që ta mbyllë këtë fazë të dytë me një fitore brënda në shtëpinë e vet me rezultatin 1-0 duke mundur kështu ekipi e Vllaznisë që kishte ardhur në Kavajë me pretendime për të marrë një rezultat pozitiv. Fitorja e kavajasve ka qënë e merituar, megjtihëse me një rezultat të ngushtë 1-0, por rëndësi në këto momente kanë pikët dhe Besa arriti që të marrë 3 të plota ditën e djeshme duke u futur sërish në valle dhe duke “kërcënuar” dukshëm ekipet e tjera që janë në vendet e para të renditjes. KorçëDy gola nga Jozef Thana, nga një për çdo pjesë i siguruan një tre pikësh të rëndë Skënderbeut në fitoren 2-0 kundër Kastriotit, në luftën për mbijetesë. Talenti Thana shënoi golin e parë në minutën e 31-të për të dyfishuar rezultatin në minutën e 70-të për një herë kampionët e Shqipërisë. Kështu, pas fitores ën Korçë me Tiranën në fazën e parë dhe asaj të realizuar kundër Teutës në “Niko Dovana”, Skënderbeu gjen fitoren e tretë sezonale në 22 javë kampionat.VlorëGjyqtarit ndërkombëtar Sokol Jareci, i është dashur ta mbyllë ndeshjen Flamurtari-Teuta në një kor të jashtëzakonshëm të sharash nga tifozeria vlonjate, pas rezultatit përfundimtar 2-2, kur Gega shënoi minutën e 94-t. Formacioni i Eqerem Memushit realizoi i pari me anë të Brajkoviç (12’), ndërsa u kundërpërgjigj Vilfor Hysa në minutën e 34. Edhe në pjesën e dytë ishin vlonjatët që kaluan sërish në avantazh më anë të 22-vjeçarit Halim Bebaj (65’).

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›