Alergji nga drithërat,si mund t’i njohësh
• Alergjia nga drithërat është një nga format e alergjive ushqimore, që nëse nuk trajtohet si duhet shkakton probleme serioze për shëndetin.AIDA MALAJ Në një intervistë për “Panorama”, mjeku alergolog, Bardhyl Vaqarri, shpjegon se si shfaqet kjo sëmundje, nga se shkaktohet dhe çfarë duhet të ketë parasysh një person që është alergjik nga drithërat.Doktor, çfarë është sëmundja celiake?Alergjia nga drithërat, apo siç njihet sëmundja celiake, është papajtueshmëria që kanë njerëz të veçantë ndaj drithërave dhe nënprodukteve të tyre. Kjo papajtueshmëri zgjat gjatë gjithë jetës dhe në bazë të saj është sensibilizimi që kanë këta njerëz ndaj një substance të quajtur gliadinë, pjesë përbërëse e gluteinës së drithërave: Grurit, thekrës, elbit dhe tërshërës.Sot me shumëllojshmërinë e ushqimeve që kanë hyrë dhe me industrializimin e tyre sidomos në vendet perëndimore, numri i njerëzve që vuajnë nga alergjitë ushqimore është rritur deri në 4 % të popullsisë.Nga se shkaktohet kjo papajtueshmëri e këtyre personave ndaj ushqimeve të veçanta?Ky fenomen ndodh nga sensibilizimi i njerëzve të veçantë ndaj ushqimeve të veçanta, me mekanizma të ndryshëm kryesisht auto-imune. Një vend të rëndësishëm ndër këto lloj alergjish, paraqet alergjia nga drithërat dhe qe shfaqet me një sëmundje të veçantë që quhet Celiaka (por dhe enteropatia gluteno-sensitive, etj).Kjo sëmundje është e trashëgueshme?Kjo sëmundje megjithëse nuk është direkt e trashëgueshme, personat që vuajnë nga kjo sëmundje paraqesin një predispozicion gjenetik të veçantë dhe në rreth 85-90% të tyre kanë të përbashkët ekzistencën e grupit HLADQ3.Sa e përhapur është kjo sëmundje?Për përhapjen e saj ka studime të ndryshme, të cilat kanë treguar një mesatare që shkon 1 në 120 banorë. Eshtë konstatuar se këtë sëmundje shpesh herë, madje dhe me simptoma më të rënda, e gjejmë në vendet ku gruri dhe nënproduktet e tij përdoren shumë në ushqimin e përditshëm si në p.sh., në Itali, ku ajo zë rreth 10-15% të alergjive ushqimore dhe më rrallë e gjejmë në vendet qe përdorin më shumë misrin si p.sh., në Amerikën Qendrore.Çfarë prek më tepër kjo sëmundje në organizmin e njeriut?Kjo sëmundje, dëmtimet kryesore i jep në sistemin e tretjes dhe më konkretisht në zorrën e hollë, me dëmtime të rënda, deri në zhdukje të qimeve thithëse të saj, duke çuar kështu në një çrregullim dhe mosthithje të substancave kryesore ushqyese dhe vitaminave te ndryshme si A, B12, D, E, K etj. Kjo kequshqyerje shkakton pasoja në të gjithë organizmin e njeriut në tërësi.Si shfaqet kjo formë alergjie ushqimore?Në një pjesë të rasteve kjo sëmundje shfaqet që në fëmijëri me marrjen e nënprodukteve të drithërave dhe me dalje të shpeshta me ngjyre të çelët, me fryrje dhe dhimbje barku, axhitim të fëmijës, tharje dhe skuqje e lëkurës dhe me mungesë rritjeje. Në raste të tjera sëmundja shfaqet në një fazë të mëvonshme, për faktin se sistemi imunitar i fëmijëve të vegjël është jo plotësisht i pjekur për të zhvilluar proceset autoimune të nevojshme për shfaqjen e sëmundjes. Zakonisht në këto raste shfaqet më vonë e sidomos në periudha të veçanta si: shtatzëni, periudha me strese, sëmundje e infeksione të ndryshme, por sidomos nga enterovirusi (rotarius). Këta të sëmurë paraqesin shenja kryesisht në sistemin e tretjes si dalje diarreike dhe dhimbje barku, të vjella, plagë në gojë etj. Ata janë të zbehtë, shfaqin shenja lodhjeje, kanë lëkurë të thatë, të rrjepur e të skuqur sidomos në këmbë dhe shpinë. Nganjëherë janë të axhituar e më shpesh depresivë.Çfarë ndërlikimesh mund të shfaqen?Në rast se këto nuk diagnostikohen dhe këta persona vazhdojnë tëkonsumojnë ushqime me përmbajtje drithërash, gjendja do të rëndohet dhe shoqërohet me anemi, dëmtime kockash (osteoporozë), dëmtime të mëlçisë, gurë në veshka, dëmtime psikike dhe të nervave periferikë. Por karakteristikë e kësaj sëmundjeje janë dhe tumoret e ndryshme dhe sidomos ai i limfomës së barkut. Në acarimin e sëmundjes një pjesë e mirë e këtyre të sëmurëve paraqet edhe një papajtueshmëri ndaj qumështit e nënprodukteve të tij duke e rënduar akoma më shumë gjendjen. Ne shumicën e rasteve kjo papajtueshmëri ndaj qumështit zhduket me mjekimin e sëmundjes Celiake. Si vendoset diagnoza e kësaj sëmundje?Diagnoza vendoset në bazë të disa ekzaminime të veçanta si: Biopsia e zorrës së hollë, me matjen e nivelit të antitrupave si p.sh., antigliadinës dhe nivelet e IgA. Por konfirmimi i plotë i diagnozës bëhet kur kemi zhdukje të simptomave, pas ndërprerjes së të ushqyerit me drithëra.Si mund të kurohet kjo sëmundje?Me gjithë përpjekjet e bëra për shërimin e kësaj sëmundjeje edhe sot shërimi i vetëm dhe i plotë i tyre është eliminimi i plotë i drithërave dhe nënprodukteve të tyre gjatë gjithë jetës. Eshtë parë se brenda një periudhe 6-mujore të gjitha dëmtimet e bëra në zorrën e hollë rigjenerohen plotësisht, por jo përfundimisht. Sapo rifillon të ushqyerit me drithëra, këto dëmtime rishfaqen dhe sëmundja rifillon përsëri. Po kështu rekomandohet që të tregohet kujdes që këta të sëmurë të mos konsumojnë dhe birrën, kafen ekspres apo erëzat e ndryshme të cilat ndonjëherë bëhen shkak i shfaqjes apo rëndimit të sëmundjes.Duke qenë se drithërat dhe nënproduktet e tyre zënë një vend të rëndësishëm në ushqimin e përditshëm të njeriut, çfarë i këshillohet këtyre të sëmurëve të përdorin në dietën e tyre?Këta të sëmurë mund të konsumojnë pa kurrfarë problemi ushqime të tilla si: Misër, oriz, mish, peshk, fruta, zarzavate, sallatra, bishtaja,etj. Në rastet kur qumështi nuk përbën problem, mund të konsumohet edhe kosi, djathi dhe nënprodukte të tjera. Siç shihet gama e produkteve ushqimore që mund të konsumojnë këta të sëmurë është e gjerë.keshillaSi mund të jetosh me alergjinë nga drithëratNjë i sëmurë me “sëmundjen Celiake” në qoftë se mban një dietë rigoroze pa drithëra është plotësisht normal dhe mund të bëjë një jetë aktive të plotë në të gjitha drejtimet. Gjithashtu studimet e fundit kanë treguar se një i sëmurë i tillë, që mban dietë korrekte, në përgjithësi jeton më gjatë se njerëzit e tjerë normalë që nuk vuajnë nga kjo sëmundje.