E Diel, 1 Nëntor 2026

UEFA gjobit Shkëndijën me 25 mijë €

Nga Express më 23 shtator 2011 në ora 11:05

Humbja në dy ndeshje nga Partizani i Beogradit, përveç eliminimit nga kualifikimet për Ligën e Kampionëve, Shkëndijës i ka kushtuar shtrenjtë edhe në buxhetin e saj.

UEFA e ka gjobitur skuadrën shqiptare nga Maqedonia me 25 mijë euro, pasi tifozët e saj në ndeshjen e kthimit ndaj ekipit serb kishin shfaq sjellje të ndaluara me rregulloret e shtëpisë së futbollit evropian.

Rreth shqiptimit të këtij dënimi, UEFA e ka njoftuar e kampionin e shtetit fqinj nëpërmjet një shkrese zyrtare. Lajmin e kanë konfirmuar për Alsat-M edhe vetë zyrtarë të Shkëndijës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›