E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anzhi kërkon Maiconin

Nga Express më 23 shtator 2011 në ora 13:33

Inter rrezikon të humb një tjetër futbollist kyç të ekipit. Faji është gjithnjë i klubit ambicioz rus, Anzhi Makhachkala që gjatë afatit kalimtar të verës pikërisht nga Inter transferoi sulmuesin e mirënjohur kamerunas Samuel Eto’o.

Sipas itasportpress, Anzhi tani ia ka vënë syrin mbrojtësit të djathtë brazilian Maicon i cili nga Inter vlerësohet në më së paku 15 milionë euro.

Maicon në sezonin e kaluar nuk ka qenë në formën e tij më të mirë ndërsa aktualisht është i lënduar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›