UEFA, ndërmjetëse për shtyrjen e Shqipëri-Greqi
UEFA do të shërbejë si ndërmjetëse për të bindur Federatën Greke që takimi Shqipëri-Greqi, i vlefshëm për Eliminatoret e Euro 2009 për Under-21. "Në kontaktet që kemi pasur me zyrtarët e UEFA-s ata kanë reaguar pozitivisht ndaj kërkesës sonë për të shtyrë ndeshjen me Greqinë, e parashikuar të luhej më 26 mars", pohuan burime zyrtare në FSHF. "Ka gjasa që kjo sfidë mund të përcaktohet për t‘u luajtur në një datë tjetër, kur Shqipëria do ketë zgjidhur problemet në futboll dhe do të jetë sërish anëtare e dy organizmave më të larta të këtij sporti. UEFA, nga ana e saj, ka marrë përsipër të diskutojë me Federatën Greke (EPO) për të arritur një marrëveshje". Shpresat kuqezi të drejtuara nga trajneri Artan Bushati renditen në vendin e katërt në Grupin 1, me 10 pikë të grumbulluara në shtatë ndeshje të luajtura. Vetëm 1 pikë e marrë në takimet e mbetura do të bënte që kombëtarja U-21 të vendoste një rekord të ri në aktivitete ndërkombëtare. Greqia klasifikohet e treta në grup, me 13 pikë.