E Shtunë, 31 Tetor 2026

UEFA/Partizani barazon me Shirok

Partizani ia doli me meritë të merrte një barazim pa gola në stadiumin "Pecara" të Bosnje Hercegovinës, në takimin e parë eliminator të Kupës UEFA kundër Shiroki Brijeg (0-0). 

Skuadra e drejtuar nga Hasan Lika i ka të gjitha mundësitë për të kaluar turin, teksa i mjafton çdo fitore pavarësisht nga rezultati në ndeshjen e kthimit në stadiumin "Qemal Stafa". Ndryshe nga ajo që mendonin të gjithë para takimit, përfshirë edhe mediat boshnjake, të kuqtë dolën një "kockë" e fortë për ish-teknikun e Dinamos, Ivan Kataliniç. Ndeshja e kthimit do të luhet më 31 korrik në Tiranë. Partizani luajti me këtë formacion: Edvan Bakaj, Beqiri, Osmani, Pinari, Hallaçi, Muzaka (Çajku), Elis Bakaj, Ngjela (Përlleshi), Dhëmbi, Gjyla, Karapici (Capo).

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›