UEFA/Vllaznia thyen Koperin 2-1
Vllaznia e Shkodrës regjistroi një fitore të çmuar 2-1 kundër sllovenëve të Koperit, në stadiumin "Sportni Park" të Nova Goricës në takimin e luajtur mbrëmë për turin paraeliminator të Kupës UEFA.
Heroi i takimit ishte sulmuesi i talentuar Xhevahir Sukaj, i cili realizoi dy golat për formacionin e teknikut Agim Canaj, që e nis në mënyrën më të mirë aventurën me kuqeblu. Sukaj, i cili kërkohet nga Kaizerslauterni në Gjermani, realizoi golin e parë në minutën e 7-të, ndërsa dyfishoi rezultatin në minutën e 43-të, duke i dhënë një avantazh të qartë fituesve të Kupës së Shqipërisë. Në pjesën e dytë ekipi vendas shkurtoi diferencën me anë të Viler në minutën e 71-të. Vllaznia ka shumë shanse për të kaluar në turin e dytë eliminator të Kupës UEFA.